Kryeministri Nikollaj Denkov deklaroi se kabineti ka një program menaxhimi deri në fund të vitit 2024. Në forumin "Takimi i biznesit me qeverinë", Denkov theksoi se po punohet për fillimin e reformave të prapambetura në drejtësi, administratë dhe arsim. Qëllime të tjera të Bullgarisë janë anëtarësimi në Shengen dhe në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Modernizimi i ekonomisë bullgare është prioriteti i tretë i theksuar nga Denkov.
“Duhet të rrisim besimin ndërkombëtar, sepse investitorët janë të interesuar për këtë! Duhet të stabilizojmë sistemin politik, sepse të gjithë investitorët po thonë se është problem për ta nëse nuk ka stabilitet politik”, shpjegoi kryeministri. Ai theksoi se vendimet e partive të shumicës parlamentare që qëndrojnë pas kabinetit duhet të merren me konsensus për të qenë të qëndrueshme në kohë.Qeveritarët kishin informacion paraprak për sanksione të mundshme ndaj kompanive ruse të naftës, dhe më konkretisht ndaj “Lukoil”-it, deklaroi në korridoret e Kuvendit Popullor kreu i partisë GERB, Bojko Borisov, sipas raportimit të gazetares së..
Bullgaria ka një muaj deri më 21 nëntor për të vendosur se çfarë do të bëjë me rafinerinë Lukoil Neftohim. Kjo u deklarua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në hyrje të takimit të liderëve të BE-së në Bruksel. Ai e tha këtë në lidhje me sanksionet e..
Bullgaria mbetet një eksportuese neto e energjisë elektrike dhe një nga shtyllat e sistemit energjetik në Evropën Juglindore. Eksportet e energjisë elektrike tejkalojnë importet me 3.1% në vitin 2024. Sipas këtij treguesi, vendi renditet i 11-ti në..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..