“Lukoil Neftohim Burgas”, i cili është kërcënuar me tërheqjen e derogimit për importin e naftës ruse, ka shprehur gatishmërinë për të paguar 500 milionë leva taksa. Këtë e bëri të ditur bashkëkryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) Deljan Peevski pas mbledhjes së grupeve parlamentare të GERB-SDS, PP-DB dhe DPS në Kuvendin Popullor në lidhje me propozimin e GERB-it për anulimin e derogimit të rafinerisë.
Morën pjesë gjithashtu kryeministri Nikollaj Denkov, ministri i financave Asen Vasilev, bashkëkryetari i PP-DB Kirill Petkov dhe bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike” Atanas Atanasov.
"Nëse Lukoil nuk paguan këto shuma - 500 milionë taksa dhe gati një miliard në Fondin e Sigurisë së Energjetikës, atëherë ne do të kërkojmë tërheqjen e derogimit", tha Deljan Dobrev, deputet nga GERB dhe kryetar i komisionit parlamentar për energjetikën.
Të premten do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Popullor për të tejkaluar veton e presidentit Rumen Radev për Ligjin e Energjetikës, tha edhe Deljan Peevski. Ligji parashikon liberalizimin e plotë të tregut të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë deri në vitin 2026.
Sipas Institutit për Ekonominë e Tregut, sot është e ashtuquajtura Dita e Lirisë Tatimore, informon gazetarja e BNR-së, Natalija Gançovska. Kjo do të thotë që taksapaguesit kanë mbuluar të gjitha kostot e taksave dhe sigurimeve shoqërore dhe po..
Këshilli Ekonomik dhe Social këmbëngul në krijimin e një Observatori për Varfërinë Energjetike dhe një Sistemi Informacioni për Familjet në Vulnerabilitet, njofton BTA.Gjithashtu, nevojitet një strategji kombëtare, duke përfshirë një sërë masash për..
Në një takim me Drejtoreshën Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva, Kryeministri Rosen Zheljazkov theksoi se vendi është në prag të pranimit të euros dhe se përpara është një faqe e re për ekonominë bullgare. Ai është..