Kandidati për kryetar bashkie të Sofjes nga “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike-Shpëto Sofjen” Vasill Terziev ka mbështetjen e 32,9% në kryeqytet. Anton Hekimjan i nominuar nga GERB-SDS ka 22.9%, Vanja Grigorova e mbështetur nga Partia Socialiste Bullgare (BSP) ka 20.8%.
Studimi përfaqësues është i agjencisë “Sova Harris”. Është porositur nga agjencia “PIK” dhe është mbajtur në periudhën 16-20 tetor. Marzhi i gabimit është 3.1 për qind. Kandidati i “Vëzrazhdane” Dijan Nikollov ka përkrahje prej 13,1%. Vili Lillkov, i propozuar nga koalicioni “Sofja Blu” ka 4 për qind. Vetëm 53,2% e qytetarëve të rritur të Sofjes janë të interesuar për zgjedhjet dhe i konsiderojnë ato të rëndësishme. Për 31.8%, vota nuk meriton vëmendje. 14.4% hezitojnë të votojnë. 42% do të votojnë, vë në dukje sondazhi.
Studentët serbë protestues do të përshkojnë me biçikletë 1300 km deri në Strasburg Një grup prej 80 studentësh dhe persona të tjerë nga katër universitetet në Serbi - në Novi Sad, Beograd, Nish dhe Kragujevac, duke marrë pjesë në protestat e..
Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev dhe Mbreti i Jordanisë Abdullah II po presin takimin e nivelit të lartë “Procesi Akaba” me fokus Ballkanin, në të cilin marrin pjesë afro 30 delegacione të kryesuara nga krerë shtetesh, përfaqësues të qeverive,..
Qeveria do të mbetet intolerante ndaj çdo forme korrupsioni. Këtë e tha kryeministri Rosen Zheljazkov nga foltorja parlamentare me rastin e hetimit të Prokurorisë Evropiane për zgjerimin e objektit nëntokësor të depozitimit të gazit..