Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Orkestra e Muzikës Popullore e Caribrodit me koncertin e parë në Radion Kombëtare Bullgare

Muzika nga Bullgaria dhe Serbia në prag të Ditës së Iluministëve të Popullit dhe Ditës së Krahinave Perëndimore

Foto: BNR

Orkestra e Muzikës Popullore e Caribrodit do të ketë premierën e saj në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) më 30 tetor, të hënën, në orën 19:00. Në prag të Ditës së Iluministëve të Popullit, të cilën e shënojmë më 1 nëntorin, dhe Ditës së Krahinave Perëndimore, më 8 nëntorin, bashkatdhetarët tanë nga ky rajon do të mbajnë një koncert special në Sofje me ftesë të Radios Kombëtare Bullgare.

Orkestra e Muzikës Popullore e Caribrodit u krijua në vitin 2010 nga entuziastë që kanë profesionet e tyre, por janë të bashkuar nga dashuria për muzikën. Ata ekzekutojnë muzikë të vjetër urbane dhe popullore nga Bullgaria dhe Serbia me dëshirën për të ruajtur muzikën tradicionale të kësaj pjese të Ballkanit. Orkestra merr pjesë në programet e Radio-Televizionit Publik Serb (RTS). Muzikantët janë mysafirë të shpeshtë në veprimtari kushtuar kulturës së pakicave, ku prezantojnë traditat e bullgarëve nga Serbia.

Në vitin 2011, Orkestra e Muzikës Popullore të Caribrodit mori pjesë në "Pirin Folk" në qytetin Sandanski, ku fitoi çmimin e dytë të publikut për këngën  origjinale prej autori "E dashur motër, Stara Planino".

Në vitin 2019, në Studion e Dytë të Radios Kombëtare Bullgare, Orkestra regjistroi albumin e parë me dhjetë këngë.

Përpilues: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimittrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Veselin Marinov me katër koncerte radhazi para publikut në Sofje

Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..

botuar më 25-11-25 8.10.PD
Kuadër nga filmi “Djali po largohet”

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: Kënga “Njerëz dhe rrugë” nga filmi i paharrueshëm “Djali po largohet”

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”

botuar më 25-11-21 6.55.PD

"Kundër Kohës"… Kthimi i grupit "Faktor"

Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..

botuar më 25-11-20 6.05.PD