Në ditën e parë të Nëntorit, Ditës së Rilindasve të Popullit, institutet kulturore në të gjithë vendin do të mbyllin sërish dyert simbolikisht në shenjë proteste. Protestat organizohen nga Federata Kombëtare "Kultura" për Konfederatën e Punës "Podkrepa" për shkak të pagës së ulët poshtëruese për fuqinë punëtore, në kurriz të rritjes së detyrimeve. Për gati një dekadë, artistët, arkeologët dhe ata që punojnë në muze, biblioteka dhe në arkivin shtetëror kanë marrë disa nga pagat më të ulëta, në kufi me pagën minimale. Që nga viti 2015, kur ka pasur rritjen e fundit të ndjeshme në këtë zonë, buxheti për mirëmbajtjen e institucioneve kulturore ka ardhur duke u tkurrur, në kurriz të kostove të mirëmbajtjes së objekteve.
“Gjatë viteve kemi insistuar për një shpërblim më të denjë për punëtorët në bibliotekat, muzetë, galeritë, në Radion Kombëtare Bullgare, në arkivin shtetëror, në artet muzikore dhe skenike – vuri në dukje Kirill Binev, kryetar i Federatës Kombëtare "Kultura" për Konfederatën e Punës "Podkrepa", në një intervistë për Radio Bullgarinë. - Fatkeqësisht, ne mbetemi gjithmonë të pashpërfillur nga pushtetarët, gjë që është jashtëzakonisht fyese dhe mosrespektuese. Rritja de facto e pagës minimale po fillon të arrijë përsëri pagat e njerëzve në këto fusha. Këta janë ekspertë që prej 20-30 vitesh kanë dhënë të gjitha forcat për të mbrojtur punën e tyre”.
Përveç rritjes së inflacionit, detyrimet e atyre që punojnë në sferën kulturore janë vazhdimisht në rritje. Dhe rritjet minimale prej 5-10% nuk mund të kompensojnë punën shtesë:

“Ky është një problem shumë i madh – thekson Kirill Binev. - Janë pikërisht pagat e ulëta që çojnë në ndryshime të vazhdueshme të stafit në këto punë. Një pjesë e njerëzve po kalojnë në fushën e arsimit, prandaj kërkesa jonë kryesore është barazimi i shpërblimit mes fushave të kulturës dhe arsimit, sepse ne besojmë se njerëzit e angazhuar në kulturë kryejnë punë me po aq dinjitet dhe përgjegjësi shoqërore. Ka një gjë tjetër - reforma e keqkuptuar, e cila nënkupton vetëm një ulje të numrit, të njëjtin vëllim pune, madje edhe më shumë, e kryejnë shumë më pak njerëz. Kjo do të thotë një ngarkesë më e madhe për ta dhe në fakt pagat nuk kanë një rritje të tillë në krahasim me sasinë e punës. Ndaj ata ndihen të fyer dhe kanë ndjenja hidhërimi dhe keqkuptimi dhe shpjegimet që u japin janë shumë qesharake.“
Justifikimet e rregullta me deficitin buxhetor dhe mungesën e të ardhurave të mjaftueshme në thesarin e shtetit vështirë se mund të pranohen si argumente kur pagat e të zgjedhurve të popullit dhe njerëzve në pozita të larta nuk ndalojnë së rrituri.
“Kjo është vetëm një hyrje në temë. Do të pasojnë protesta shumë më serioze”, – janë kategorik punëtorët e fushës kulturore, të cilët janë gati të ndërmarrin aksione grevash, me shpresën për të marrë edhe mbështetjen e publikut. Ndaj zgjodhën pikërisht këtë ditë - të rilindasvetë popullit, për të kujtuar se kjo nuk është vetëm një datë kur pushtetarët do të shkojnë me lule para monumentit të Shën Kirilit dhe Metodij.
"Le t'i bëjmë nderimet tona drejt rilindasve të së shkuarës, por edhe të mendojmë për ata që jetojnë në të tashmen. Ne do të luftojmë për këtë”, përfundon Kirill Binev.
Foto: Konfederata e Punës "Podkrepa"
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina BelloMe gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të..
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh..