Këngëtarja Nina Nikolina është e njohur prej kohësh për prezantimin e këngëve popullore bullgare në një version të modernizuar, të cilat janë mbledhur në disa albume. "Beqari Deda" është kënga më e fundit nga albumi i dytë i koncerteve i Nina Nikolinës "Jazz & Traditions Vol.2". Kënga humoristike nga krahina folklorike bullgare e shopëve në një aranzhim etnojazz të Kalin Veljovit do të ngrejë humorin në koncertin e Nina Nikolinës me grupin e saj sonte më 2 nëntor në Sofje. Programi i koncertit do të përfshijë jo vetëm këngët popullore, por edhe hitet e saj pop, ku do të gërshetohen edhe elemente të zhanreve aktuale muzikore jazz, funky, R&B dhe tingujt elektronikë të kërcimit.
"Gjatë gjithë karrierës sime muzikore përpiqem të zgjerojë auditorin që e pëlqen folklorin bullgar. Dhe veçanërisht tek të rinjtë, sepse nëse nuk trashëgohet tradita, ajo do të zhduket. Folklori bullgar është shumë interesant dhe shumë i bukur. Është gjithashtu qesharak, ka kaq shumë histori interesante atje që mendojmë se kanë mbetur në atë kohë, ose në biblioteka dhe në përmbledhjet e vjetra – por në fakt nuk është kështu. Kështu që unë shpesh i hap përmbledhjet dhe gjej këngë të bukura, këngë qesharake dhe ne i interpretojmë me grupin.
“Beqari Deda” është një këngë që e dëgjova kur isha shumë e vogël në korin e nënës sime – ajo është dirigjente, Rosica Gospodinova. Në versionin më të njohur, “Beqari Deda” është i kompozitorit Petër Ljondev. Por ne e realizuam këtë këngë sipas aranzhimit të Kalin Veljovit. Kemi përdorur melodinë kryesore të këngës autentike “Beqari Deda”. Me ndihmën e një shoqeje timen shumë të ngushtë, docente në Akademinë Bullgare të Shkencave - Vesellka Tonçeva - gjetëm një tekst që është vazhdimësi e atij që të gjithë e njohim. Atje ka më shumë momente dashurore - do t’ju pres më 2 nëntor për t'ju treguar më shumë për të!"
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Një top energjie, kjo është DARA - vajza nga Varna, e cila "shpërtheu" në jetën muzikore bullgare një dekadë më parë, duke shkelur në trampolinën e një formati televiziv muzikor dhe duke ndërtuar një karrierë mbresëlënëse me një prani të..
Varna po pret edicionin e 12-të të Festivalit RADAR Beyond Music, i cili do të zhvillohet midis 7 dhe 10 gushtit. Tema e ngjarjes së këtij viti është e ardhmja e muzikës në epokën e inteligjencës artificiale - ajo do të zhvillohet si në koncerte,..
Ju prezantojmë Kuartetin “Bellkanto”, në të cilin bëjnë pjesë këngëtarët Teodor Baturov, Tonço Tonçev, Svetozar Hristov dhe Valentin Galjov. Ata u njohën para dhjetë vitesh si pjesëmarrës individualë në një format televiziv muzikor, ku kuptuan se kanë..
Ju prezantojmë Kuartetin “Bellkanto”, në të cilin bëjnë pjesë këngëtarët Teodor Baturov, Tonço Tonçev, Svetozar Hristov dhe Valentin Galjov. Ata u..
Varna po pret edicionin e 12-të të Festivalit RADAR Beyond Music, i cili do të zhvillohet midis 7 dhe 10 gushtit. Tema e ngjarjes së këtij viti..
Një top energjie, kjo është DARA - vajza nga Varna, e cila "shpërtheu" në jetën muzikore bullgare një dekadë më parë, duke shkelur në trampolinën e një..