Sot, 4 nëntori, është ditë për reflektim në Bullgari para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Ndalimi i agjitacionit politik dhe publikimi i rezultateve të mundshme sipas sondazheve është ndaluar deri në fund të ditës së zgjedhjeve të dielën. Autoritetet vendore kanë të drejtën të ndalojë shitjen e alkoolit në territorin e bashkisë së tyre.
Më 5 nëntor do të votojmë vetëm për kryetar bashkie, kryetar rajoni, ose kryetar komune. Zgjedhjet do të mbahen në vendbanimet ku më 29 tetor asnjë nga kandidatët nuk arriti të fitojë më shumë se 50% të votave të hedhura. Dita e zgjedhjeve të dielën do të fillojë në orën 07:00 dhe do të përfundojë në orën 20:00. Në rast të radhëve para seksioneve, koha e votimit mund të shtyhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në orën 21.00.
Nëse nuk ka befasime, nesër për herë të parë në zgjedhjet vendore do të kemi votim të përzier - me fletëvotime prej letre dhe me makineri, pasi një skandal bëri që kjo skemë të rrëzohet në raundin e parë. Do të ketë votim në më shumë se 7250 seksione, në 5900 prej tyre – edhe me makineri.
Foto: BGNES, BTA
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaNë ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..
Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën..