Sot, 4 nëntori, është ditë për reflektim në Bullgari para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Ndalimi i agjitacionit politik dhe publikimi i rezultateve të mundshme sipas sondazheve është ndaluar deri në fund të ditës së zgjedhjeve të dielën. Autoritetet vendore kanë të drejtën të ndalojë shitjen e alkoolit në territorin e bashkisë së tyre.

Më 5 nëntor do të votojmë vetëm për kryetar bashkie, kryetar rajoni, ose kryetar komune. Zgjedhjet do të mbahen në vendbanimet ku më 29 tetor asnjë nga kandidatët nuk arriti të fitojë më shumë se 50% të votave të hedhura. Dita e zgjedhjeve të dielën do të fillojë në orën 07:00 dhe do të përfundojë në orën 20:00. Në rast të radhëve para seksioneve, koha e votimit mund të shtyhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në orën 21.00.

Nëse nuk ka befasime, nesër për herë të parë në zgjedhjet vendore do të kemi votim të përzier - me fletëvotime prej letre dhe me makineri, pasi një skandal bëri që kjo skemë të rrëzohet në raundin e parë. Do të ketë votim në më shumë se 7250 seksione, në 5900 prej tyre – edhe me makineri.
Foto: BGNES, BTA
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaNë emër të Kreut të Shtetit Rumen Radev, Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova i dorëzoi Profesor Ma Sipu Urdhrin e Shën Kirilit dhe Metodit, shkallë të parë, njoftoi zyra e shtypit e Kreut të Shtetit. Çmimi u dha në një ceremoni zyrtare në..
Një tjetër fatkeqësi, një tjetër analizë dhe masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse. Përmbytja shkatërruese që goditi vendbanimin turistik “Elenite” një javë më parë dhe mori me vete katër jetë njerëzish, çoi në një “zgjim” nga ana e shtetit –..
Një laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte të reja dhe do të studiojë përfitimet e kosit tradicional bullgar. Kjo u njoftua pasi Ministri i..
Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me..
Ekipi bullgar u kthye me katër medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare Rinore e Astronomisë dhe Astrofizikës, e cila u zhvillua në qytetin rumun Pjatra..