Rusia urdhëroi korrespondentin e Radios Kombëtare Bullgare në Moskë, Angell Grigorov, të largohej nga vendi në përgjigje të vendimit të autoriteteve bullgare për të dëbuar nga Bullgaria korrespondentin e gazetës "Rossijskaja Gazeta", Aleksandër Gacak.
Në një njoftim në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme ruse thuhet se kolegu ynë urdhërohet të dorëzojë dokumentet e tij të akreditimit si një "masë pasqyre" në përgjigje të "persekutimit" të Gacak nga Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare, e cila e shpalli atë një kërcënim për sigurinë kombëtare.
“E udhëhequr nga parimet e lirisë së medias dhe bashkëpunimit pragmatik, pala ruse do të jetë e gatshme të shqyrtojë mundësinë e rifillimit të punës së korrespondentit të BNR në Moskë, nëse qeveria bullgare merr një vendim pozitiv për akreditimin e gazetarit të “Rosijskaja Gazeta”në Sofje”, shtojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë.
Sot, Angell Grigorov u lajmërua për vendimin nga një punonjës i Departamentit të Informacionit dhe Shtypit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë. Sipas tij, nga sot ai nuk ka të drejtë të kryejë funksionet e tij si korrespondent i BNR-së.
Radioja Kombëtare Bullgare përhapi një deklaratë në lidhje me revokimin e akreditimit dhe dëbimin e korrespondentit të medias publike Angell Grigorov nga Federata Ruse. Në të thuhet:
“Udhëheqja e Radios Kombëtare Bullgare deklaron kategorikisht se në të gjithë punën e tij si korrespondent në Moskë për më shumë se 6 vjet, kolegu ynë Angell Grigorov ka respektuar me përpikëri standardet etike ndërkombëtare të gazetarisë profesionale.
Dëbimi nga Rusia i korrespondentit të vetëm të medias bullgare është një akt thjesht politik dhe është i dëmshëm për lirinë e aksesit në informacion. BNR është e zhgënjyer nga përpjekja për të shfrytëzuar akreditimin e korrespondentit tonë në Moskë si një mjet presioni dhe pazari nga ana e palës ruse”.
Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë në prodhim. Pas protestave masive bujqësore në të gjithë BE-në që nga fillimi i vitit, fermerët po..
Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen për vitin akademik 2024-2025 është rritur me rreth 11%. Kështu ka thënë për programin “Hristo Botev”..
Kujtimet e Bullgarisë në 100 vitet e fundit mund t'i tregojnë 300 gra dhe 96 burra. Në Sofje ka më shumë njëqindvjeçarë, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave me rastin e 1 tetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve. 1 731 039..
Observatori Astronomik me Planetar "Sllavej Zllatev" në qytetin Karxhali hapi "hyrjen e lirë" me rastin e festës së qytetit - 21 tetorit. Nëse moti e..
Një shfaqje argëtuese "shkencë" për fëmijët iu kushtohet dinozaurëve. Ajo do të mbahet për një qëllim bamirësie - në mbështetje të Qendrës së..
Data 24 shtator shënoi krijimin e një shoqate të re bullgare në Shqipëri “Shoqata për Identitetin Bullgar” . Ajo u regjistrua sipas legjislacionit..