Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas hyrjes në Shengen dhe në Eurozonë, qeveria ka një synim të ri

Nikollaj Denkov
Foto: BTA

Shpresoj se do të vijë deri te rotacioni i kryeministrave, sepse ne kemi një program që duhet ta përmbushim, tha kryeministri Nikollaj Denkov gjatë forumit Powers Summit 2023 në Sofje. “Duhet të ketë një takim të  liderëve. Kritikat, kërcënimet dhe komentet parazgjedhore duhet të marrin fund dhe të vazhdojmë të punojmë”, bëri thirrje kryeministri lidhur me situatën e brendshme pas votimit vendor.

“Ne do të vendosim si prioritet kryesor të qeverisë përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve në Bullgari për të zgjidhur problemet demografike. Njerëzit të dëshirojnë të jetojnë në Bullgari, të kthehen në Bullgari. Detyra jonë pas vitit 2024 do të jetë ta bëjmë Bullgarinë një nga vendet më të mira për të jetuar në Evropë”, tha Denkov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Opozita bën thirrje për pushtimin e parlamentit

Partia opozitare "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) bëri thirrje për një protestë dhe bllokim të ndërtesës së Kuvendit Popullor për të penguar miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Deputetët po diskutojnë buxhetin në lexim të parë. PP mori..

botuar më 25-11-21 3.07.MD

Bullgaria koordinoi një aksion të gjerë ndërkombëtar kundër trafikut të antikave

Mbi 3000 antika me vlerë mbi 100 milionë euro u sekuestruan gjatë një operacioni ndërkombëtar, koordinuar nga Sofja, njoftoi policia greke. Një nga rrjetet më të mëdha të kontrabandës së antikave u godit me mbështetjen e Evropolit dhe Evrojustit. U..

botuar më 25-11-21 11.35.PD
Ilijana Jotova

Nënpresidentja tha se nuk do të ketë referendum për euron

Koha për referendum për euron kaloi pa kthim, deklaroi nënpresidentja Ilijana Jotova, transmeton BGNES. “Nuk shoh asnjë arsye që presidenti Rumen Radev të paraqesë edhe një herë në parlament propozimin e tij për referendum për euron. Vendimi i..

botuar më 25-11-21 9.36.PD