6
Një nga festat më të rëndësishme të palëvizshme të krishtera të vjeshtës është Dita e Kryeengjëllit, kushtuar Shën Kryeengjëllit Mihal dhe Kryeengjëjve Gabriel, Rafael, Uriel, Salatiel, Jehudiel dhe Varahiel.
Në traditën ortodokse, ne e kremtojmë ditën e tyre më 8 nëntor, si festën e Shën Kryeengjëllit Mihail, prijësit të ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore pa trup, që mposhtën forcat e errësirës.

Sipas Kishës, engjëjt janë lajmëtarët e Zotit dhe zbatuesit e vullnetit të Tij. Në ikonografinë ortodokse, ato përshkruhen me rroba të bardha borë dhe me krahë - një simbol i shpejtësisë me të cilën ata përmbushin urdhrat e Zotit dhe marrin pjesë aktive në shpëtimin e shpirtrave njerëzorë. Në pagëzim, çdo i krishterë merr një engjëll mbrojtës që e udhëheq dhe e mbron nga e keqja.
Në tempuj, imazhi i Shën Kryeengjëllit Mihail, me një shtizë në dorë, duke shkelur djallin me këmbë, zë një vend qendror, së bashku me ikonat e Jezu Krishtit, Nënës së Zotit dhe Gjon Pagëzorit.Për shkak të vendit kyç që ai zë në Hierarkinë Qiellore, ai konsiderohet mbrojtësi i atyre që luftojnë për një kauzë të drejtë dhe mbrojtësi i të gjithë të krishterëve nga forcat e errëta.

Në afërsi të Sofjes dhe zonave përreth, ka gati një duzinë manastire kushtuar Shën Kryeengjëllit Mihail. Midis tyre është Manastiri Çekotinski, i cili ndodhet rreth 15 kilometra nga qyteti Pravec, mbi lumin Mallëk Iskër. Ai u themelua në fund të shekullit të XII-të dhe lidhet me historinë e kalasë Bozhenishki Urviç, e cila ndodhet nja 4 km larg tij. Gjatë viteve ai u shkatërrua dhe u rindërtua disa herë, dhe sot është një manastir veprues dhe tërheq vizitorët me arkitekturën e tij të bukur dhe muralet e jashtëzakonshme.

Mësojmë më shumë detaje interesante për manastirin nga At Mihail në një intervistë bërë nga Svetllana Dimitrova, përfshirë në botimin tonë “Manastiri Çekotinski – një pasuri e patundshme kulturore”.

Lexoni më shumë:
Përpiluese: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, arkiv
Më 11 shtator 1930, në fshatin Tvërdica të rrethit të Burgasit, lindi Nikolla Stançev Nikollov – mundës në stilin klasik dhe të lirë. Në Lojërat Olimpike të vitit 1956 në Melburn, ai fitoi medaljen e parë të artë olimpike për Bullgarinë, në..
Shoqata “Bravo Plovdiv” po organizon një takim të përfaqësuesve të komuniteteve bullgare dhe diasporave nga Ballkani dhe Evropa Lindore në Plovdiv, raporton BTA. Eventi, i cili do të zhvillohet më 5 dhe 6 shtator, i kushtohet Ditës së Bashkimit..
Mbushen 35 vjet nga një moment emblematik i historisë postkomuniste të Bullgarisë, i cili shënoi dekadat në vijim të tranzicionit të saj drejt demokracisë – zjarrvënia e Shtëpisë së Partisë. Arsyet për atë që ndodhi edhe sot mbeten të mbuluara me..