Në Sofje shënohet solemnisht jubileu i 110-të i Lidhjes së Shkrimtarëve Bullgarë - organizata më e vjetër e shkrimtarëve në Evropë. Festimet solemne janë nën patronazhin e presidentit të Republikës së Bullgarisë Rumen Radev.
Më 15 nëntor në Kopshtin e Qytetit përpara Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov” hapet ekspozita “110 vjet Lidhja e Shkrimtarëve Bullgarë”. Në të njëjtën ditë zhvillohet edhe recitali i poetëve, veprat e të cilëve janë përfshirë në antologjinë poetike "Sofja - ari i fjalëve", botim i Shtëpisë Botuese të Lidhjes "Shkrimtari bullgar".

Më 16 nëntor, festimet vazhdojnë me një seminar me pjesëmarrjen e shkrimtarëve nga jashtë me temën "Trajektoret ndërkombëtare të letërsisë bullgare". Kulmi i jubileut është festimi në Sallën “Ceremoniale” të Klubit Qendror Ushtarak.
Foto: BTA, Lidhja e Shkrimtarëve BullgarëShfaqja e Teatrit Kombëtar “Medea” fitoi çmimin “Grand Prix” në edicionin e 19-të të Festivalit “Skupi” në Maqedoninë e Veriut, njofton trupa e teatrit. Vepra është krijuar enkas për teatrin nga duoja ndërkombëtarisht i njohur, regjisori Dekllan..
Më 6 tetor, në orën 17:00, në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mbahet një takim me Majlinda Bregasin, një nga zërat më të spikatur të letërsisë bashkëkohore nga Kosova, na informojnë organizatorët. Ajo do të na prezantojë..
Nga data 2 deri më 5 tetor, Sofia Tech Park mirëpret Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE , panairin e vetëm ndërkombëtar për artin bashkëkohor në Bullgari. Ngjarja mbledh pjesëmarrës nga 13 shtete dhe figura të rëndësishme nga skena globale e artit, duke e..
Ylli i skenës bullgare, Silvija Tomova, ka përfunduar Akademinë Shtetërore të Baletit “A. J. Vaganova” në Shën Petersburg. Karriera e saj është e lidhur..