Mbi 100 evente në 14 qytete bullgare përfshihen në edicionin e 11-të të këtij viti të veprimtarisë "Nata e teatrove". Fillimi i saj simbolik ishte të premten në skenën e Teatrit të Dramës në Pleven me veprën e "Hamletit".
Më 18 nëntor, për disa orë, jeta merr përmasa artistike në qytetet Sofje, Plovdiv, Varna, Ruse, Stara Zagora, Pleven, Shumen, Simitli, Bllagoevgrad, Kërxhali, Tërgovishte, Pazarxhik, Lloveç, Sliven. Eventet nisin që në mëngjes me shfaqje për fëmijët. Kudo, dita e së shtunës do të jetë e mbushur me shumë takime krijuese, shëtitje në prapaskenë, teatër improvizues, shfaqje kërcimi dhe punëtori të ndryshme ku njerëzit mund të mësojnë më shumë për magjinë e artit teatror.
Një shfaqje online 4-orëshe e titulluar "Nën pushtetin e teatrit, çdo rol është një mbretëri e ndryshme" është një nga pikat kryesore të "Natës së Teatrove" në Sofje dhe do të jetë gjithashtu i disponueshëm në faqen e eventit në Facebook. Në të, disa nga regjisorët dhe aktorët më të njohur bullgarë do të flasin për punën e tyre me kolegët brenda dhe jashtë skenës, për rolin e imagjinatës, si dhe për aftësinë për të rikrijuar nëpërmjet një teksti dhe një roli disa nga problematikat me të cilat jetojmë dhe ndjenjat me të cilat luftojmë.
Nisma evropiane "Nata e Teatrove" filloi në Kroaci në vitin 2008 duke përfshirë gradualisht Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Sllovakinë, Austrinë, Slloveninë, Finlandën, Bullgarinë, Belgjikën, Serbinë dhe Republikën Çeke. Ideja e saj është të bashkojë njerëzit që e kanë pasion teatrin dhe skenën për të krijuar art cilësor teatror, pa kufij, pa barriera fetare, gjuhësore apo etnike.
"Nata e Teatrove" në Bullgari realizohet me mbështetjen e Fondit Kombëtar "Kulturë" në kuadër të "Programit për restaurimin dhe zhvillimin e organizatave private kulturore'22" dhe Ministrisë së Kulturës.
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello“Një libër plot humor, por edhe me të vërteta që mund të jenë të dhimbshme” – Peter Georgiev Ray hapi perden drejt romanit të tij të ri "Dita kur më morën virgjërinë", premiera e të cilit u zhvillua më 6 tetor në galerinë “Bullgarë” në kryeqytet...
Më 15 tetor, në Bibliotekën Rajonale "Dora Gabe" në qytetin Dobriç do të hapet Ekspozita Filatelike “Dobriç Fileks 2025”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 17 tetor dhe i kushtohet 85-vjetorit të rikthimit të Dobruxhës së Jugut në..
Në zemër të Sofjes, në ndërtesën prestigjioze të Universitetit “Shën Kliment Ohridski”, u shpalos një copëz shpirti shqiptar. Bëhet fjalë për prezantimin e romanit “Gërsheti i prerë” nga shkrimtarja e njohur Majlinda Bregasi – një zë i fuqishëm i..