Mbi 100 evente në 14 qytete bullgare përfshihen në edicionin e 11-të të këtij viti të veprimtarisë "Nata e teatrove". Fillimi i saj simbolik ishte të premten në skenën e Teatrit të Dramës në Pleven me veprën e "Hamletit".
Më 18 nëntor, për disa orë, jeta merr përmasa artistike në qytetet Sofje, Plovdiv, Varna, Ruse, Stara Zagora, Pleven, Shumen, Simitli, Bllagoevgrad, Kërxhali, Tërgovishte, Pazarxhik, Lloveç, Sliven. Eventet nisin që në mëngjes me shfaqje për fëmijët. Kudo, dita e së shtunës do të jetë e mbushur me shumë takime krijuese, shëtitje në prapaskenë, teatër improvizues, shfaqje kërcimi dhe punëtori të ndryshme ku njerëzit mund të mësojnë më shumë për magjinë e artit teatror.
Një shfaqje online 4-orëshe e titulluar "Nën pushtetin e teatrit, çdo rol është një mbretëri e ndryshme" është një nga pikat kryesore të "Natës së Teatrove" në Sofje dhe do të jetë gjithashtu i disponueshëm në faqen e eventit në Facebook. Në të, disa nga regjisorët dhe aktorët më të njohur bullgarë do të flasin për punën e tyre me kolegët brenda dhe jashtë skenës, për rolin e imagjinatës, si dhe për aftësinë për të rikrijuar nëpërmjet një teksti dhe një roli disa nga problematikat me të cilat jetojmë dhe ndjenjat me të cilat luftojmë.
Nisma evropiane "Nata e Teatrove" filloi në Kroaci në vitin 2008 duke përfshirë gradualisht Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Sllovakinë, Austrinë, Slloveninë, Finlandën, Bullgarinë, Belgjikën, Serbinë dhe Republikën Çeke. Ideja e saj është të bashkojë njerëzit që e kanë pasion teatrin dhe skenën për të krijuar art cilësor teatror, pa kufij, pa barriera fetare, gjuhësore apo etnike.
"Nata e Teatrove" në Bullgari realizohet me mbështetjen e Fondit Kombëtar "Kulturë" në kuadër të "Programit për restaurimin dhe zhvillimin e organizatave private kulturore'22" dhe Ministrisë së Kulturës.
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina BelloFilmi “Made in EU” me regji të Stefan Komandarev mori Çmimin e Madh për film artistik në edicionin e 43-të të Festivalit Bullgar të Filmit “Trëndafili i Artë” . Sipas jurisë, kjo është një vepër pa kompromis që, përveçse pasqyron frymën e..
Në pranverën e vitit 2025, Pallati Kombëtar i Kulturës (NDK) rifilloi festivalin e tij më të pasur me zhanre pas një ndërprerjeje 10-vjeçare. Për herë të parë në historinë e "Sallonit të Arteve", një edicion i dytë do të mbahet brenda të..
I vetmi lektorat për gjuhën, letërsinë dhe kulturën bullgare në Gjeorgji gjen një mjedis të përshtatshëm në Universitetin Shtetëror të Sokhumit në Tbilisi dhe po bën hapa gjithnjë e më të sigurt. Shkolla bullgare në kryeqytetin gjeorgjian gjithashtu po..
Ministri i Kulturës Marian Baçev hapi një stendë bullgare në Panairin e 77-të Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt. Ministrat shprehën mirënjohje për..