Hyrja e Hyjlindëses  Mari në Tempull është një nga dymbëdhjetë festat kryesore të krishtera që kremtohet  nga Kisha Ortodokse dhe Katolike më 21 Nëntor. Kisha Ortodokse Bullgare e  feston veçanërisht solemne si Ditën e Familjes dhe Rinisë së Krishterë, prandaj  është edhe ndër festat familjare dimërore më të nderuara në vendin tonë, kur  anëtarët e familjes frekuentojnë së bashku liturgjinë.
Frekuentimi i kishës nga e gjithë familja simbolizon hyrjen në tempull të Marisë trevjeçare, nënës së ardhshme të Zotit dhe u kujton prindërve detyrimet e tyre shpirtërore ndaj fëmijëve.

Sipas Mësimit të Krishtit, familja krahasohet me Kishën, si shkallë e saj e reduktuar, vëren At Bozhidar Marinov nga kisha e kryeqytetit "Lartësimi i Kryqit të Shenjtë të Zotit" në një intervistë për Radio Bullgarinë.
Cilat janë sfidat  me të cilat përballet familja e krishterë sot, kur shpresa për një botë më të  mirë shpesh ia lë vendin pasigurisë?
“Për jetën  familjare ka shumë pikëpamje, por familja e krishterë ka si model planin e  Zotit për njeriun – thotë At Bozhidar. - Një familje është e krishterë për aq  sa i afrohet ose përshtatet me këtë plan të Zotit, që do të thotë se dy  bashkëshortët do të jenë një mish i vetëm. Ideja e krishterë e martesës bazohet  në kuptimin që burri dhe gruaja duhet të shihen si një organizëm i vetëm, si  një bashkim i vetëm në të gjitha nivelet, gjë që i bën ata të ndihen të kompletuar  me njëri-tjetrin. Prandaj, kur kryejmë Sakramentin e Martesës, themi në fund  se, në fakt, tani e tutje, porsamartuarit janë tashmë një person, një mish.  Është e rëndësishme të mbajmë mend dhe të dimë se ajo që mbillet tani do të  korret në vitet në vijim.”

Në traditën ortodokse, prindërit kanë detyrën e vështirë në familje të edukojnë fëmijët e tyre, t'i mësojnë të dallojnë të mirën nga e keqja, por edhe t'i njohin me vlerat e krishtera:
"Si bij të  Adamit dhe Evës, ne të gjithë jemi të mbrujtur në gjakun tonë me pasion  mëkatar, por gjaku ynë është i mbrujtur me Gjakun e Krishtit në Kungimin e  Shenjtë – thekson At Bozhidar. - Kjo ndodh kur prindërit dhe fëmijët marrin  kungim së bashku. Kështu mësojnë fëmijët dhe për këtë ne e quajmë këtë festë  Dita e Familjes dhe Rinisë së Krishterë, sepse te shenjtorët Joakim dhe Ana dhe vajza e tyre Virgjëresha Mari, ne  shohim idealin e një familjeje që zotëron të gjitha vlerat morale, përkushtim  total ndaj vullnetit të Zotit. Lutja,  përulësia, bindja - kjo është familja e krishterë - një bashkësi e dy  bashkëshortëve që janë një, së bashku me fëmijët dhe të gjithë janë një me  Krishtin."

Në famullinë e tempullit “Lartësimi i Kryqit të Shenjtë të Zotit”, priftërinjtë i kushtojnë vëmendje të veçantë të rinjve dhe familjeve të reja. Sipas At Bozhidar, kur një familje është e edukuar në frymën e Kishës Ortodokse, ajo jeton një jetë më të qetë, më ritmike dhe të rregullt.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: vazdvijenie.bg,  Darina Grigorova, BTA
Ringjallja e shtetit bullgar pas pesë shekujsh sundimi osman është lidhur me Kryengritjen e Prillit të vitit 1876 dhe Organizatën e Brendshme Revolucionare të themeluar më parë nga Vasill Levski . Pas Traktatit të Berlinit të vitit 1878,..
Përfunduan kërkimet arkeologjike nënujore në Gjirin Taukliman (i njohur edhe si Gjiri i Shpendëve), i cili ndodhet rreth 6 km në verilindje të Kepit Kaliakra. Në rrethinat e tij u lokalizuan dhjetëra objekte arkeologjike me vlerë të madhe historike:..
Gjatë gërmimeve të shpëtimit në nekropolin perëndimor të qytetit të lashtë të Heraclea Sintica pranë fshatit Rupite, arkeologët hasën në një zbulim unik: një fytyrë të gdhendur në mermer me mjeshtëri të jashtëzakonshme mbi një gur varri. Zbulimi ndodhi..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re