Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Anija e rrëmbyer me dy bullgarë në bord ndodhet në një port të Jemenit

Foto: EPA/BGNES

Anija e rrëmbyer "Galaxy Leader", ekuipazhi i së cilës përfshin dy bullgarë, ndodhet në portin jemenas Hudejda, njoftuan pronarët e saj nga kompania "Galaxy Maritime", të cituar nga Reuters. Sipas tyre, anija u devijua në brigjet e Jemenit pasi personeli ushtarak i hipi ilegalisht me ndihmën e një helikopteri. Që atëherë nuk ka pasur asnjë kontakt me anijen. Anija "Galaxy Leader" u rrëmbye nga husët jemenas, të cilët kontrollojnë kryeqytetin Sana dhe mbështesin grupin palestinez "Hamas". Kompania e regjistruar në Ishullin Britanik Man, e cila është  pronare e anijes, është pjesë e perandorisë së biznesit të një miliarderi izraelit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me lule dhe nderim për heronjtë, Bullgaria kremtoi Ditën e Pavarësisë

Bullgaria kremtoi 117-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj. Qendra e festimeve ishte ish-kryeqyteti Veliko Tërnovo, por aktivitete festive u zhvilluan në mbarë vendin. Veliko Tërnovo është qendra e kremtimit të përvjetorit të 117 të..

botuar më 25-09-22 6.27.MD

Protestë bllokon bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje

Trafiku në bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje u bllokua për shkak të dy protestave të njëkohshme – nga banorët e lagjes Gorubljane dhe ata të lagjes “Druzhba 2”. Protesta e banorëve të lagjes “Druzhba” lidhet me punimet e planifikuara të..

botuar më 25-09-22 5.38.MD
Natalija Kisellova

Kryetarja e Kuvendit Popullor: Vetëm të bashkuar mund të ndërtojmë një shtet të begatë

Kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, mori pjesë në kremtimin zyrtar të 117-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë në qytetin Veliko Tërnovo. “Nëse jemi të bashkuar dhe të përqendruar rreth prioriteteve kombëtare, vetëm..

botuar më 25-09-22 1.22.MD