Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Borisllav Mihajllov ka dhënë dorëheqjen. Vendimi vjen pas trazirave para stadiumit kombëtar “Vasill Levski” para dhe gjatë ndeshjes Bullgari-Hungari më 16 nëntor.
"Po jap dorëheqjen, nuk do t'u përgjigjem pyetjeve", tha Mihajllov për mediat. Unioni Bullgar i Futbollit do të menaxhohet përkohshëm nga Mihaill Kasabov, pasi Emill Kostadinov refuzoi të zëvendësojë Mihajllov. Më 6 dhjetor, udhëheqja e Unionit do të caktojë një datë për një kongres për të zgjedhur një president të ri. Para godinës së Bazës Kombëtare të Futbollit në Bojana gjatë takimit të shefave të futbollit ka pasur një roje të shtuar të policisë.Kikboksieri më i suksesshëm bullgar, Stojan Koprivlenski, nuk arriti të mbrojë titullin e tij të vitit 2024 në kategorinë deri në 70 kg në superturneun K-1 World Max, i cili u zhvillua në Tokio më 15 nëntor. Sipas rregullave të garës, titulli shkon tek..
Piloti bullgar Nikolla Collov do të debutojë para përfundimit të sezonit në Formula 2, njoftoi ekipi i tij Campos Racing. Ai do të marrë pjesë në dy raundet e fundit të vitit në Katar dhe Abu Dabi. Nikolla Collov do të mbetet në vitin 2026 në Campos..
Nënkampionia olimpike në gjimnastikë ritmike nga Lojërat në Paris dhe kampionia evropiane për vitin 2023 Borjana Kalejn është kandidatja bullgarë për anëtare të Komisionit të Atletëve të Komitetit Olimpik Evropian. Zgjedhjet do të zhvillohen..