Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Heronjtë e Dimitër Kenarovit flasin për nostalgjinë e tyre për komoditetet e komunizmit

"Diktatorët, traktorët dhe aventurat e tjera" - një libër që zgjidh lehtësisht enigmën komplekse të kohës sonë

Dimitër Kenarov
Foto: Festat e Arteve Apolonia

"Jeta ishte më e mirë gjatë udhëheqjes së Todor Zhivkovit - më thotë një plak (me origjinë rome) me të cilin flas në rrugë; shumë njerëz kanë nostalgji për ish-diktatorin komunist. Atëherë nuk kishim të drejta, por kishim punë. Tani ne kemi të drejta, por a mund ta ushqesh familjen me lirinë?"- ky fragment është nga libri i fundit i botuar i Dimitër Kenarovit, një gazetari ynë i njohur, i cili prej vitesh është korrespondent i botimeve në gjuhën angleze.Temat në librin e tij "Diktatorët, traktorët dhe aventurat e tjera", botuar këtë vit, janë marrë nga jeta reale gjatë udhëtimeve të tij në vende të ndryshme nga Ballkani e gjer te Ukraina, në vitin e aneksimit të Krimesë, dhe Iraku pas rënies së regjimit diktatorial atje. Dimitër Kenarov thotë se përpiqet të tregojë histori reale për vendet ku ka udhëtuar me mjetet e letërsisë, por secila temë kërkon formën e saj dhe ky është çelësi për ta bërë atë interesante për lexuesin. 

Për një kohë të gjatë, gazetari i ri nuk shfaqte interes për letërsinë, por në universitet filloi të lexonte shumë.Shkoi në SHBA, ku u diplomua për “Letërsi amerikane dhe ruse”, por edhe atëherë i qëndroi larg shkrimit origjinal.Ndodhi që një miku i tij, kryeredaktori i “Virginia Quarterly Review” (VQR), një nga botimet më prestigjioze për gazetarinë ndërkombëtare dhe gazetarinë letrare në Shtetet e Bashkuara, i kërkoi të shkruante një artikull mbi rastin e vdekjes së Millosheviqit në vitin 2006. Kenarov mori detyrën dhe shkoi në Serbi për këtë qëllim.


Në tekstin e tij "Serbia pas vdekjes së Millosheviqit", Dimitër Kenarov, si kalimtar i rastësishëm, transmeton fjalët e dy vajzave të reja që takon në trenin nga Sofja për në Beograd.Fjalët e tyre tregojnë gjendjen shpirtërore të njerëzve të Evropës Lindore pas rënies së perdes së hekurt dhe veçanërisht pas rënies së regjimit në Serbi: “Vetëm gjyshja dhe gjyshi im qanin për vdekjen e Millosheviqit, unë nuk u preka fare - thotë e reja.- Jeta ime nuk ka ndryshuar, ne jemi ende të varfër dhe nuk kemi punë të përhershme – vë në dukje ajo, duke shtuar se nostalgjia për sistemin socialist është për shkak të pagave të larta dhe mundësisë që jugosllavët të udhëtojnë kudo pa viza.


Gjëja kurioze në librin e Dimitër Kenarovit është se gjithçka ishte shkruar në anglisht dhe tani është botuar në një përmbledhje me një përkthim të Angell Igovit në bullgarisht. Në fakt, ky nuk është i vetmi autor që shkruan në gjuhë të huaj dhe më pas përkthehet në vendlindje. “Kjo në masë të madhe e ndihmon njeriun t’i shikojë gjërat si kalimtar si të thuash, është e shëndetshme të distancohesh nga ngjarjet dhe nga vetvetja” – thotë Dimitër Kenarov në një intervistë për Radio Bullgarinë.

“Kur shkoj në një vend të caktuar, shkoj me një qëllim të caktuar, për shembull, të shkruaj për minierat e arit atje, për luftën e eko-aktivistëve në ditët e fundit të luftës në Irak, kur amerikanët po tërhiqeshin. Gjithmonë kam një qëllim që më tërheq dhe prandaj nuk kërkoj kurrë pamjet lokale, por gjithmonë kërkoj anët e fshehura të kësaj bote, madje edhe gjëra të panjohura për vendasit. I lë personazhet të flasin vetë dhe në fund lexuesi të vendos vetë.”

Foto: Facebook/Festat e Artve Apolonia, BTA

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i ringjallur "Salloni i Arteve" në Pallatin Kombëtar të Kulturës me një edicion mbresëlënës vjeshtor

Në pranverën e vitit 2025, Pallati Kombëtar i Kulturës (NDK) rifilloi festivalin e tij më të pasur me zhanre pas një ndërprerjeje 10-vjeçare. Për herë të parë në historinë e "Sallonit të Arteve", një edicion i dytë do të mbahet brenda të..

botuar më 25-09-24 7.00.PD
Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Gjeorgji

Studimet e bullgaristikës në Gjeorgji po bëjnë hapa të vogla, por të sigurta

I vetmi lektorat për gjuhën, letërsinë dhe kulturën bullgare në Gjeorgji gjen një mjedis të përshtatshëm në Universitetin Shtetëror të Sokhumit në Tbilisi dhe po bën hapa gjithnjë e më të sigurt. Shkolla bullgare në kryeqytetin gjeorgjian gjithashtu po..

botuar më 25-09-21 9.20.PD

Një film bullgar triumfoi në një festival në Shqipëri

Filmi bullgar "Dita kur ajo do të lindë", me regji dhe skenar nga Emil Spahijski (në bashkautorësi me regjisorin rumun Bogdan Mureshanu), i bazuar në tregimin me të njëjtin titull nga shkrimtarja Jordanka Beleva, fitoi Çmimin e Publikut në..

botuar më 25-09-17 9.36.PD