Nga data 1 deri më 3 dhjetor, në Bolonja të Italisë mbahet edicioni i 66-të i një prej festivaleve më të njohura të muzikës për fëmijë "Monedha e Artë". Në të prezantohen fëmijë nga 5 deri në 12 vjeç, të cilët na zhytin në një botë më të mirë dhe më të ndritshme me muzikën dhe praninë e tyre të pastër.
"Ky është një festival i dashur jo vetëm nga italianët, por nga e gjithë bota", tha para kohe Prof. Viktor Çuçkov, i cili la gjurmë bullgare në konkursin e fëmijëve. Në vitin 1984, së bashku me poetin Dragomir Shopov, krijuan këngën "Ylber". Në të njëjtin vit, në edicionin e 27-të të Festivalit "Monedha e Artë", Bullgaria debutoi me këtë këngë interpretuar nga 9-vjeçari Borisllav Çuçkov dhe 7-vjeçarja Radosllava Maljakova, dhe fitoi çmimin special të jurisë për këngën më të mirë të huaj.
25 vjet më vonë, në vitin 2009, motrat Tonika dhe Ivelina Andreevi fituan çmimin "Monedha e bakrit" dhe çmimin e publikut me këngën "Vallja e Rozinkës".
Bullgaria edhe sivjet është pjesë e magjisë fëmijërore të Bolonjës, falë 10-vjeçares Darija Stojanova nga Varna. Vajza bullgare do të prezantohet me këngën “Përshëndetje Evropë”, të cilën do ta interpretojë së bashku me 8-vjeçaren Eliza nga Shqipëria dhe 6-vjeçarin Aleksandros nga Greqia. Të tre u dërgojnë një mesazh të rriturve që të jetojmë në paqe dhe mirëkuptim jo vetëm në Evropë.
Ata janë të vetmit pjesëmarrës të huaj në edicionin e sivjetshëm të festivalit. Gjithsej 17 këngëtarë të vegjël nga rajone të ndryshme të Italisë do të ngjiten në skenë për të interpretuar 14 këngë, të shoqëruar tradicionalisht nga kori i fëmijëve "Antoniano", i cili mban emrin e institucionit fetar të krishterë në Bolonja që merret me solidaritetin dhe në sallonin e të cilit që nga viti 1961 organizohet kjo ngjarje muzikore. Autorë të këngëve këtë vit në Festivalin “Monedha e Artë” nuk janë vetëm krijues të këngëve për fëmijë, por muzikantë të njohur rok dhe pop. Krijues i këngës “Përshëndetje Evropë” janë italianët Lodoviko Sakol dhe Arkanxhello Krovella.
Vetë Darija Stojanova jeton prej vitesh në Itali. Talentin muzikor e trashëgoi nga nëna e saj Svetlla, e cila 14 vjet më parë u ngjit e vetme në top listat botërore me këngën "Sonte", duke endur ritmet popullore bullgare me disko dhe tinguj pop. Sot është radha e vajzës së saj Darija.
"Kam pesë vjet që jetoj në Romë. Mësoj në një shkollë franceze dhe flas katër gjuhë - frëngjisht, bullgarisht, italisht dhe anglisht. Përveç të këndoj, më pëlqen të vizatoj, të luaj me miqtë dhe të udhëtoj nëpër botë. Por mbi të gjitha më pëlqen të kërcej hip-hop – tha Darija Stojanova për programin “Evroboks” të BNR dhe shtoi: – Jam shumë e emocionuar. Të këndoj para publikut të Festivalit “Monedha e Artë” është ëndrra ime që kur isha shumë e vogël dhe jam shumë e lumtur që na zgjodhën.”
Motoja-mesazh i edicionit të 66-të të konkursit është “Muzika mund”, duke theksuar kështu rëndësinë historike të festivalit të muzikës për fëmijë, "sepse muzika argëton dhe edukon si fëmijët ashtu edhe të rriturit, ajo është një shprehje e vlerave të ndryshme njerëzore”, siç theksojnë edhe organizatorët e festivalit. Vetë Darija tha para BNR se nuk është e sigurt se çfarë dëshiron të bëhet kur të rritet, sepse i pëlqejnë shumë profesione, por është e bindur që muzika do të jetë gjithmonë pjesë e jetës së saj dhe dëshiron vetëm një gjë - të ketë paqe në të gjithë botën.
“Dua të udhëtoj dhe të njoh vende të reja, të kem shumë miq dhe që të gjithë njerëzit të jenë të shëndetshëm dhe të lumtur”- thotë vajza 10-vjeçare.
“Monedha e Artë” do të transmetohet drejtpërdrejt në televizionin italian RAI 1 në datat 1, 2 dhe 3 dhjetor, kur do të shpallet fituesi.
Dhe kur një këngë për fëmijë arrin në zemër - jeta e saj zgjat me dekada, siç është rasti me këngën bullgare "Ylber", që fitoi konkursin për këngën më të mirë të huaj në Festivalin "Monedha e Artë" 39 vjet më parë.
Ju ofrojmë këtë këngë në një aranzhim të ri. Interpretojnë fëmijët e grupit vokal “Bon Bon” dhe muzikantë të njohur bullgarë:
Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Arkiv personal
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e..