10-vjeçarja Darija Stojanova nga Varna performoi shkëlqyeshëm me këngën "Ciao Evropa" /”Përshëndetje, Evropa/, e cila ishte në krye në klasifikimin e përkohshëm në festivalin e muzikës për fëmijë "Monedha e Artë", që u mbajt në Bolonjë të Italisë. E pyetur, si folësja më e mirë në gjuhën italiane se për çfarë bëhet fjalë në këngën "Përshëndetje, Evropa", të cilën ajo e këndoi me Elizën nga Shqipëria dhe Aleksandros nga Greqia, Darija shpjegoi: "Ka të bëjë kryesisht me të gjithë planetin, me gjithë Tokën, si dhe me paqen". Së bashku me Elizën dhe Aleksandros, Darija është ambasadore e “Monedha e Artë” në shkollat anembanë botës.
Nëntë vjeçari nga Napoli Salvatore fitoi edicionin e 66-të të festivalit, megjithëse sipas idesë së "Monedha e Artë", fitues është i gjithë festivali, raportoi korrespondentja e BNR në Itali, Elena Shahanova.Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Partneri i tij në këtë ditë të veçantë për interpretuesit dhe publikun do të jetë orkestra e mandolinave..
Ljubo Kirov do ta përfundojë turneun e tij kombëtar "25 vjet në skenë" jo me një, por me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje - më 16 dhe 17 tetor. Në to, hitet e preferuara të këngëtarit do të interpretohen të shoqëruara..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare do të hapë sezonin e saj të 73-të krijues me një koncert më 16 tetor në orën 19:00 në Studion e Parë të Radios. Ansambli, i dirigjuar nga maestro Dimitër Hristov , do të prezantojë vepra..
Më 16 nëntor 2025 në orën 19:30 në katedralen katolike "Shën Jozefi" në Sofje do të mbahet një koncert barok, i dedikuar festës së mbrojtëses së muzikës..
Zëri unik i Lili Ivanovës - ikona e muzikës bullgare, e cila ka emocionuar breza të tërë fansash për më shumë se gjashtë dekada , do ta kënaqë..
“Çdo njeri beson ndryshe në Zot. Në forcën që ne e quajmë Zot” – thotë në një intervistë për gazetën “Trud” në vitin 2017 Janka Rupkina – një nga..