Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Darija Stojanova është ambasadorja e “Monedhës së Artë” në shkollat e botës

Foto: Elena Shahanova - BNR

10-vjeçarja Darija Stojanova nga Varna performoi shkëlqyeshëm me këngën "Ciao Evropa" /”Përshëndetje, Evropa/, e cila ishte në krye në klasifikimin e përkohshëm në festivalin e muzikës për fëmijë "Monedha e Artë", që u mbajt në Bolonjë të Italisë. E pyetur, si folësja më e mirë në gjuhën italiane se për çfarë bëhet fjalë në këngën "Përshëndetje, Evropa", të cilën ajo e këndoi me Elizën nga Shqipëria dhe Aleksandros nga Greqia, Darija shpjegoi: "Ka të bëjë kryesisht me të gjithë planetin, me gjithë Tokën, si dhe me paqen". Së bashku me Elizën dhe Aleksandros, Darija është ambasadore e “Monedha e Artë” në shkollat ​​anembanë botës.

Nëntë vjeçari nga Napoli Salvatore fitoi edicionin e 66-të të festivalit, megjithëse sipas idesë së "Monedha e Artë", fitues është i gjithë festivali, raportoi korrespondentja e BNR në Itali, Elena Shahanova.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Momçill Kosev

Këngëtari Momçill Kosev me një vështrim pozitiv drejt së ardhmes

E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..

botuar më 25-11-03 11.35.PD

Në vitin 2026 Bullgaria do të marrë sërish pjesë në konkursin muzikor “Evrovizion”

Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..

botuar më 25-11-03 10.27.PD

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: "Kohë Zbathur" – një kujtim fëmijërie

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR

botuar më 25-10-31 6.50.PD