“Bullgarët kanë një dëshirë të fortë për vetëvendosje kombëtare dhe një dëshirë të fortë për t'u kthyer në kohë për të mësuar për origjinën e tyre dhe për të rindërtuar identitetin e tyre, i cili me sa duket u ishte marrë me forcë gjatë viteve të gjata të dominimit dhe ndikimit të kombeve të tjera." Kështu filloi biseda jonë me Izabella Marketa në studion e Radio Bullgarisë. Ajo është italiane, me origjinë nga Matera dhe arkeologe e specializuar në Mesjetë. Ajo e njeh mirë historinë e Bullgarisë dhe pohon se ne po ecim në një rrugë të ndarë:
“Nga njëra anë, ju po përballeni me botën moderne nën ndikimin e popujve të tjerë që nuk kërkojnë identitetin e tyre, por përpiqen për përfshirje, sepse e perceptojnë veten si qytetarë të botës. Nga ana tjetër, ju jeni kthyer nga rrënjët tuaja. Dhe në cilësinë time si arkeologe, takimi im me njerëz që duan shumë të prekin historinë e tyre dhe të rivendosin lidhjen me paraardhësit e tyre më bën shumë përshtypje, sepse është historia ajo që është fusha ime e punës”- thotë Izabella Marketa.
Arkeologia italiane para pak kohe vizitoi vendin tonë në lidhje me prezantimin në Universitetin e Ri Bullgar të dokumentarit “Alceku dhe bullgarët në Italinë Mesjetare” nga Rosica Llazarova - Sbaralija dhe kolegu i Radio Bullgarisë Ivo Ivanov. Filmi eksploron gjurmën bullgare në historinë e Apenineve dhe vendosjen në këto troje të Alcek, vëllait të supozuar të Khan Asparuh, themeluesit të shtetit bullgar. Konsulentja e filmit është vetë Izabella Marketa, në cilësinë e kuratores së një ekspozite në muzeun arkeologjik të qytetit Kampobaso, me gjetje sensacionale që lidhen me historinë bullgare.
Vite më parë, në një nekropol mesjetar në fshatin e afërt Kampokiaro, arkeologët zbuluan në varre misterioze - luftëtarë të varrosur me të gjitha pajisjet e tyre të luftës, së bashku me kuajt. Supozohet se gjetjet janë me origjinë protobullgare.
Shikoni trailerin e dokumentarit "Alcek dhe bullgarët në Italinë Mesjetare"
"Këto janë varre të shumta me karakteristika që e krahasojnë popullsinë vendase me njerëzit e Bullgarisë së Mesjetës së Hershme. Madje Departamenti Mesjetar i Muzeut në Kampobaso fitoi një çmim prestigjioz italian në vitin 2017, sepse gjetjet në fjalë zbulojnë saktësisht këtë segment thelbësor nga e kaluara e rajonit Molize, i cili është i lidhur ngushtë me historinë bullgare” - shpjegon Izabella Marketa.
Sipas arkeologes italiane, popullsia vendase kishte kontakte afatgjata me komunitetet me origjinë bullgare. Dhe disa tradita, veçanërisht në fshatrat më të vegjël, vazhdojnë të jenë të gjalla. Për shembull, në vende në Molize brumoset buka që i ngjan shumë bukës sonë rituale, një ngjashmëri kemi edhe në kostumet e lashta. Në të folmet vendase ka edhe shumë fjalë që mund të krahasohen me fjalët bullgare. Filmi "Alceku dhe bullgarët në Italinë Mesjetare" paraqet diçka shumë të rëndësishme - shohim se si u krijua lidhja me Bullgarinë me kalimin e kohës përmes legjendave dhe përrallave të ndryshme popullore, të përcjella ndër breza, të cilat janë bërë pjesë e trashëgimisë kulturore vendase" - thotë Izabella Marketa. Në shekullin e VII-të Alceku u vendos në Italinë e Jugut me ftesë të Lombardëve, të cilët në atë kohë ishin në luftë me bizantinët.
“Për Lombardët thonë se e kanë ftuar Alcekun në Itali për të mbrojtur kufijtë me Bizantin. Në ato vite nuk kishte telefona dhe internet, por popujt e njihnin mirë njëri-tjetrin dhe mbanin kontakte. Jo rastësisht Lombardët iu drejtuan Alcekut për ndihmë. Ata e dinin se protobullgarët ishin luftëtarë shumë të mirë dhe se do t'i mbronin, në një kohë kur ata nuk kishin tokën e tyre. Në ditët e sotme gjetjet arkeologjike konfirmojnë burimet e shkruara të lidhura me këtë segment të historisë”, tha në përfundim Izabela Marketa për Radio Bullgarinë.
Lexoni më shumë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ivo Ivanov, Veneta Nikollova
Ekipi i profesorit Vagalinski zbuloi dorën e djathtë të një statuje të Herakliut gjatë gërmimeve në pjesën lindore të forumit Herakleja Sintika. Dora e zbuluar ka një formë karakteristike të gishtërinjve të përkulur, tipike për mbështetjen mbi shkopin..
Për kryeqytetin tonë, gjatë viteve janë shkruar libra të panumërt që rikrijojnë si historinë e tij të jashtëzakonshme nga lashtësia e deri në ditët tona, ashtu edhe përshtypjet e udhëtarëve të ndryshëm që e kanë vizituar qytetin. Një vend të veçantë..
Gjatë kërkimeve arkeologjike në territorin e Akademisë Kombëtare të Arteve, u zbuluan 13 varre të lashta. Gërmimet filluan më 11 gusht, pasi një varr i lashtë tegul u regjistrua gjatë aktiviteteve të ndërtimit dhe riparimit në Ndërtesën Veriore..
Studentë nga Universiteti i Arkitekturës, Ndërtimit dhe Gjeodezisë do të prezantojnë në Sofje idetë e tyre se si e kaluara mund të përfshihet në..