Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

114 vjet nga lindja e poetit

Po ringjallet interesi i njerëzve nga e gjithë bota për shtëpinë-muze dhe veprën e krijuesit Nikolla Vapcarov

Foto: Keti Trençeva

Më 7 dhjetor të vitit 1909 në qytetin malor Bansko lindi poeti-humanist dhe antifashist i madh Nikolla Vapcarov. Për shkak të bindjeve të tij, ai u akuzua në veprimtari subversive dhe u dënua me vdekje me pushkatim. Dënimi u krye në poligonin e qitjes së garnizonit në Sofje më 23 korrik të vitit 1942. Vapcarov është i vetmi mbajtës bullgar i Çmimit të Nderit të Këshillit Botëror të Paqes, me të cilin u nderua pas vdekjes në vitin 1952. Korrespondentja e BNR në Bansko Keti Trençeva tregon:

“Në vitin kur nëna e poetit, gjyshja Elena Vapcarova, mori çmimin botëror për djalin e saj, shtëpia e tyre familjare hapi dyert si muze, gjë që shënoi fillimin e punës muzeore në Bansko. Në të ruhen të gjitha dokumentet e rëndësishme që lidhen me jetën e poetit, historinë e familjes së tij, draftet e poezive të tij, botimin e parë të përmbledhjes me poezi "Këngët motorike".”

Shtëpia-muze „Nikolвa Vapcarov“ në Bansko

Në vitin 1952 kur u bënë dhjetë vjet nga ekzekutimi i Nikolla Vapcarovit në shtëpinë e poetit u rregullua një pjesë e arkivit të tij dhe u rikrijua ambienti i fëmijërisë së tij. Ciceronia e parë turistike ishte nëna e poetes Elen Vapcarova.Shtatë dekada më vonë, interesi i njerëzve nga e gjithë bota për shtëpinë-muze të Nikola Vapcarov dhe veprën e tij po ringjallet gjithnjë e më shumë, thotë drejtoresha e Kompleksit Muzeor në Bansko Svetlla Barjakova:

"Poezia e tij me të vërtetë po përjeton një rilindje, sepse ajo është jashtëzakonisht njerëzore dhe çdokush mund të gjejë veten në të - pikëllimet, problemet, gëzimet, ëndrrat, idealet e tyre. Njerëzit nga e gjithë bota vijnë këtu për t'u përkulur para Nikolla Vapcarov."


Reportazh: Keti Trençeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Keti Trençeva, visit-bansko.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Kosovës në Republikën e Bullgarisë

“Këndi i Kosovës” pasuron Bibliotekën Kombëtare në Sofje

Në Bibliotekën Kombëtare “Shën Kirill dhe Metodij” në Sofje u hap “Këndi i Kosovës”. Me këtë, këndet e dedikuara letërsive të ndryshme kombëtare në sallën “Historia e librit” bëhen gjithsej 36. Ideja është pjesë e një vizioni afatgjatë e lidhur..

botuar më 25-07-01 3.45.MD

Për herë të parë në "Pallatin" në Ballçik - një festival muzike dhome

Kur vizitoi Ballçikun në vitin 1921, Mbretëresha rumune Maria u mahnit nga bukuria e zonës dhe shpejt vendosi të kthehej dhe të qëndronte. Në vitin 1924, filloi ndërtimi i një kompleksi pallatesh për mbretëreshën. Projekti ishte nga arkitektë italianë..

botuar më 25-06-29 2.30.MD

Shfaqje interaktive rreth misterit të ujit ringjall eposin e lashtë trak

Eposi i lashtë trak merr jetë më 28 qershor nën tingujt e muzikës magjepsëse dhe koreografisë spektakolare në amfiteatrin e Qendrës Kulturore dhe Turistike "Akve Kalide" (Aquae Calidae)  në Burgas, informon Akademia "Orfika". Në shfaqjen interaktive..

botuar më 25-06-28 6.50.PD