Sot para 10 vitesh ndërroi jetë etnomuzikologu dhe producenti muzikor zviceran Marcel Cellier (1925-2013). Ai la një gjurmë të ndritshme në historinë e kulturës muzikore bullgare në vendin tonë dhe në mbarë botën. Marcel Cellier dhe gruaja e tij Catherine i kushtuan një pjesë të madhe të jetës së tyre folklorit bullgar - një dashuri që daton në mesin e shekullit të kaluar, kur dëgjuan për herë të parë këngë popullore bullgare të transmetuara në BNR - muzikë që i mahniti ata dhe lidhi jetën e tyre me “Misteri i Zërave Bullgarë”, kujton Arkivi i BNR-së. Ky është personi që i prezantoi botës shfaqjet e Ansamblit për Këngë Popullore të Radios Bullgare, i cili u bë i njohur në mbarë botën me emrin "Misteri i Zërave Bullgarë".
Marcel Cellier filloi bashkëpunimin me Radion Kombëtare Bullgare duke blerë disa regjistrime për një transmetim radiofonik në Zvicër kushtuar këndimit koral bullgar. Shfaqjet radiofonike 30-minutëshe transmetoheshin një herë në muaj nga viti 1960 deri në vitin 1990. "Misteri i Zërave Bullgarë", siç e quajti transmetimin Catherine Cellier, u bë një markë për Cellier. Në vitin 1975 doli albumi i parë me titull "Misteri i Zërave Bullgarë". Albumi i dytë me të njëjtin titull u nderua me çmimin "Grammy" në kategorinë "Regjistrimi më i mirë tradicional popullor" (Best Traditional Folk Recording) për vitin 1989.
“Horizont” është një grup me një histori 40-vjeçare. I formuar në vitin 1984 nga shokët e klasës dhe miqtë, grupi i ka mbetur besnik rock-ut melodik për katër dekada. Në vitin 1994 nisi zyrtarisht performanca e tij e parë profesionale në skenën e..
Festivali muzikor Breeze by Exit do të mbahet në qytetin tonë të Detit të Zi, Varna nga 15 deri më 18 gusht. Forumi muzikor është bashkim i dy festivaleve - EXIT (Serbi) dhe Breeze (Bullgari), dhe edicioni pilot do të quhet "Varna Breeze by Exit"...
Pesë muzikantët e grupit vokal "Spektrum" - Spectrum Vocal Band - janë ndër ata që nuk pushojnë së na mahnitur me mundësitë e pafundme të zërave njerëzorë. Ivelina Coneva, Vesella Morova, Konstantin Bejkov, Janko Jankov dhe Daniell Nikollov kanë..