Është e mundur që Bullgaria të pranohet në Shengen nga ajri dhe nga toka që këtë vit. Këtë e tha presidenti Rumen Radev duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari pas takimit me homologun e tij shqiptar Bajram Begaj, njoftoi gazetarja e BNR, Mira Stefanova. "Unë pres që Holanda të shpallë sa më shpejt mbështetjen e plotë për Bullgarinë dhe Rumaninë për anëtarësimin në Shengen pa kufizime. Për Holandën, jam i sigurt, për Austrinë është një çështje për të bindur shoqërinë austriake se ky është një hap jashtëzakonisht i nevojshëm “, theksoi Radev.
Presidenti kujtoi gjithashtu nismën bullgare në kohën e kabinetit zyrtar për krijimin e një qendre në vendin tonë për shkëmbimin e informacionit të inteligjencës me pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të BE-së, në bazë të së cilës do të kryheshin veprime të përbashkëta për të thyer qendrat e paligjshme të trafikimit të emigrantëve në Evropë.Kërkesat për ndryshimin e masave për paraburgimin e kryebashkiakut të Varnës Bllagomir Kocev, ish-nënkryetarit të kryeqytetit Nikolla Barbutov dhe biznesmenit Petër Rafaillov u pritën në Gjykatën e Qytetit të Sofjes, njoftoi qendra e shtypit e..
Përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarrin në Parkun Kombëtar “Rilla” vazhdojnë për ditën e dhjetë, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Bllagoevgrad Keti Trençeva. Situata është më e vështirë në frontin verilindor, ku era po djeg barëra të..
Vendi ynë feston sot, 6 shtator, 140-vjetorin e Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore. Qendra e festimeve është Plovdivi, ku në këtë ditë në vitin 1885, pas hyrjes në qytet të çetës së Goljamо Кonares, u rrëzua Guvernatori i..
Në Olimpiadën e nëntë Evropiane të të Rinjve në Informatikë eJOI, e cila u zhvillua në Shumen (Bullgaria Verilindore), nxënësit bullgarë fituan pesë..
Një seksion i ri i linjës së sensorëve në kufirin bullgaro-turk, i ndërtuar rishtazi, u hap në zonën e fshatit Krajnovo (rajoni i Jambolit). Në ceremoni..
Natën , moti në vend do të mbetet kryesisht i kthjellët, me vranësira të larta të shpërndara, por pas mesnatës do të fillojnë të formohen vranësira të..