Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Veprat e artistit Velin Dinev mbledhin admiruesit e tij në Sliven

4
Foto: Bashkia e Slivenit

Në qytetin e Slivenit, Bullgari Juglindore, është organizuar ekspozita vetjake e artistit Velin Dinev me rastin e 85 vjetorit të tij, njofton qendra për shtyp e bashkisë së qytetit. Prej më shumë se 40 vitesh artisti shquhet për sukseset e tij në fushën e batikut dhe pikturës. Ai ka pasur paraqitje të shumta solo dhe në ekspozita të përbashkëta në Bukuresht, Berlin, Budapest, Paris dhe Londër. Në dekadën e fundit, piktori prezantoi një sërë ekspozitash vetjake në Sliven, ku jeton dhe punon. 


Punimet e tij janë në pronësi të koleksionistëve nga Gjermania, SHBA, Franca, Anglia, Austria, Kina dhe Rusia. Ekspozita prezanton piktura nga periudha të ndryshme, ndër to janë "Stinët", "Stinët e Vivaldit", "Pema e gjelbër", "Pema e kuqe", "Hapësirat", "Urat" dhe "Zogu". Në vitin 2018, Velin Dinev u bë fitues i çmimit të madh "Sirak Skitnik" i dhënë nga ekspozita kombëtare-konkurs për Ditën e Shën Dhimirit në festën e Slivenit. Sivjet ai u nderua me çmimin për pikturë nga i njëjti forum.

Foto: Bashkia e Slivenit, galeria "Maj"

Përpiloi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Një film për jetën e mësuesit shpirtëror Vaklush Tolev u shpërblye në Kanë

Filmi dokumentar "Vaklusk" i regjisorit Nikollaj Vasilev u shpërblye nga festivali botëror i filmit në Kanë “Remember the Future” /“Mbani mend të ardhmen"/ me statujën "Xixëllonja e Artë" në kategorinë "Filmi artistik më i mirë i drejtësisë..

botuar më 24-06-21 4.22.MD
Galeria

Në Romë nderojnë njëqindvjetorin e studiuesit italian, Prof. Riccardo Picchio, specialist në fushën e studimeve të bullgarishtes

Prof. Riccardo Picchio (1923 – 2011) është pak i njohur për publikun e gjerë, por ai është një nga studiuesit më të mëdhenj italianë që përktheu autorë klasikë bullgarë në Itali, thotë Veneta Nenkova, themeluese e shkollës bullgare në Romë “Asen dhe..

botuar më 24-06-20 7.30.PD
Marius Donkin

Aktori dhe regjisori bullgar Marius Donkin u nderua në një festival teatror në Prishtinë

Monospektakli "Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit" i Marius Donkin bazuar në veprën me të njëjtin emër të Eric-Emmanuel Schmitt fitoi çmimin e madh në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar "MonoAkt" në Kosovë, njoftoi "Koha Ditore". Monodrama e..

botuar më 24-06-17 12.34.MD