4
Në qytetin e Slivenit, Bullgari Juglindore, është organizuar ekspozita vetjake e artistit Velin Dinev me rastin e 85 vjetorit të tij, njofton qendra për shtyp e bashkisë së qytetit. Prej më shumë se 40 vitesh artisti shquhet për sukseset e tij në fushën e batikut dhe pikturës. Ai ka pasur paraqitje të shumta solo dhe në ekspozita të përbashkëta në Bukuresht, Berlin, Budapest, Paris dhe Londër. Në dekadën e fundit, piktori prezantoi një sërë ekspozitash vetjake në Sliven, ku jeton dhe punon.

Punimet e tij janë në pronësi të koleksionistëve nga Gjermania, SHBA, Franca, Anglia, Austria, Kina dhe Rusia. Ekspozita prezanton piktura nga periudha të ndryshme, ndër to janë "Stinët", "Stinët e Vivaldit", "Pema e gjelbër", "Pema e kuqe", "Hapësirat", "Urat" dhe "Zogu". Në vitin 2018, Velin Dinev u bë fitues i çmimit të madh "Sirak Skitnik" i dhënë nga ekspozita kombëtare-konkurs për Ditën e Shën Dhimirit në festën e Slivenit. Sivjet ai u nderua me çmimin për pikturë nga i njëjti forum.
Foto: Bashkia e Slivenit, galeria "Maj"
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Nga data 12 shtator deri më 5 nëntor 2025, në ndërtesën qendrore të Muzeut Historik Rajonal në Pazarxhik, prezantohet ekspozita digjitale fotografike “Besarabia – burim i bukurisë dhe atdhedashurisë”, organizuar nga Shoqata për Lidhje me Bullgarët e..
Në qytetin nën kodrat – Plovdiv, nga 10 deri më 21 shtator do të zhvillohet edicioni i 29-të i Festivalit Teatror "Skenë në Kryqëzim". Programi përfshin 18 shfaqje, mes të cilave vepra klasike dhe bashkëkohore si: "Hamleti", "Macja mbi çatinë e..
Banorët e vegjël dhe të mëdhenj, si dhe mysafirët e Sofjes, mund të bëhen pjesë e jetës letrare të kryeqytetit, të takohen me botën e librave dhe të zbulojnë autorë e frymëzime të reja në kuadër të një ngjarjeje letrare popullore, të organizuar nga..