4
Në qytetin e Slivenit, Bullgari Juglindore, është organizuar ekspozita vetjake e artistit Velin Dinev me rastin e 85 vjetorit të tij, njofton qendra për shtyp e bashkisë së qytetit. Prej më shumë se 40 vitesh artisti shquhet për sukseset e tij në fushën e batikut dhe pikturës. Ai ka pasur paraqitje të shumta solo dhe në ekspozita të përbashkëta në Bukuresht, Berlin, Budapest, Paris dhe Londër. Në dekadën e fundit, piktori prezantoi një sërë ekspozitash vetjake në Sliven, ku jeton dhe punon.

Punimet e tij janë në pronësi të koleksionistëve nga Gjermania, SHBA, Franca, Anglia, Austria, Kina dhe Rusia. Ekspozita prezanton piktura nga periudha të ndryshme, ndër to janë "Stinët", "Stinët e Vivaldit", "Pema e gjelbër", "Pema e kuqe", "Hapësirat", "Urat" dhe "Zogu". Në vitin 2018, Velin Dinev u bë fitues i çmimit të madh "Sirak Skitnik" i dhënë nga ekspozita kombëtare-konkurs për Ditën e Shën Dhimirit në festën e Slivenit. Sivjet ai u nderua me çmimin për pikturë nga i njëjti forum.
Foto: Bashkia e Slivenit, galeria "Maj"
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
"ABC-ja e birrës" është titulli i parë që më erdhi ndërmend 15 vjet më parë, kur fillova të mbledh historitë e mia për birrën” - shkruan në parathënien e librit të tij të fundit gazetari nga Radioja Kombëtare Bullgare, një ekspert i jashtëzakonshëm i..
Filmi dokumentar "Hakmarrësja" për jetën dhe veprën e Mara Bunevës, e cila sakrifikoi jetën e saj për të drejtat e bullgarëve maqedonas, është një pikë e veçantë në programin e kongresit treditor të Organizatës Patriotike Maqedonase në SHBA dhe..
MINA është hapësira më e re për artin imersiv në Bullgari dhe tashmë ka hapur dyert edhe në Sofje, njofton BGNES. Në të, vizitorët do të zbulojnë artin, shkencën dhe historinë e lashtë përmes projeksioneve 360 gradë, kolonës zanore origjinale dhe një..