Nga 15 deri më 17 dhjetor, në qytetin e vjetër të Plovdivit do të mbahet panairi i parë i artizanatit për Krishtlindje. Atelietë e zejtarëve hapin dyert e tyre për të gjithë ata që dëshirojnë të krijojnë një produkt nën drejtimin e mjeshtërve të talentuar. Në dispozicion janë edhe vepra të autorit, të punuara me shumë dashuri dhe kujdes. Vizitorët do të kenë gjithashtu mundësinë të udhëtojnë pas në kohë me një sesion fotografik ose një foto në stilin retro. Në rrugën e zanateve, ata do të mund të shijojnë biskotat e Krishtlindjeve me aromë xhenxhefili, të pinë çokollatë të nxehtë, ose verë të zier. Është parashikuar edhe një vizitë familjare falas në studiot e artizanatit, si dhe shfaqje falas të filmave të vjetër. Artistët do të bëjnë demonstrime falas dhe do të flasin për pikturimin e ikonave, gdhendjen në dru, qeramikën e artit, pëlhurat artistike etj.
Për atmosferën festive dhe humorin e mirë të Panairit të Artizanatit është përzgjedhur një program i veçantë muzikor.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaJordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një kontratë të përhershme me institucionet evropiane dhe kjo ndryshoi jetën e gjithë familjes. "Në..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë kuantikë do të jetë shumë më e shpejtë dhe më funksionale, thotë doktoranti Ivo Mihov nga Qendra për..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vuri në pikëpyetje një nga synimet kryesore të BE-së - parandalimin e një konflikti të ri në..