Seanca e Kuvendit dështoi për mungesë kuorumi. Deputetët e mazhorancës nuk kanë hyrë në sallën plenare. Bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin" Kirill Petkov ka shpjeguar se nuk po regjistrohen sepse opozita ka "përgatitur cirk". "Vëzrazhdane", Partia Socialiste Bullgare /BSP/ dhe "Ka një popull të tillë" /ITN/ duan të ndalojnë çmontimin e Monumentit Sovjetik, që të fillojë punë Parlamenti, tha Petkov dhe premtoi se deputetët do të punojnë jashtë orarit të hënën dhe të martën.
Zëri i opozitës duhet të dëgjohet dhe do të dëgjohet javën e ardhshme, kur “Ka një popull të tillë” do të ndalojë ndryshimet absurde të Kushtetutës, tha deputeti Stanisllav Ballabanov. “Nuk ka kuptim të protestojmë në rrugë, protesta është tashmë këtu, në Kuvendin Popullor”, deklaroi kreu i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..