Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe do të fryjë erë e lehtë jugperëndimore. Mëngjesin dukshmëria do të zvogëlohet në ultësirat. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 2° dhe 3°, në Sofje - rreth minus 2°.
Të mërkurën para mesditës do të mbajë mot kryesisht me diell, por në lugina dhe përreth pellgjeve ujore do të ketë mjegull dhe vranësira të pjesshme. Vranësirat do të shtohen pas mesditës nga perëndimi, por do të jetë pothuajse pa reshje. Në pjesën lindore do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare nga jug-jugperëndimi. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 8° dhe 13°, në Sofje rreth 8°.
Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Pas mesditës, vranësirat do të shtohen në masivët e Bullgarisë Perëndimore, por do të mbetet pothuajse pa reshje. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 9°, në 2000 metra rreth 3°.
Në Detin e Zi do të mbajë mot kryesisht me diell. Dukshmëria vende-vende do të jetë e zvogëluar gjatë orëve të mëngjesit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jug-jugperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë 9°-12°. Temperatura e ujit të detit është 9°-10°.
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..