Marrëveshja strategjike për përmirësimin e aktiviteteve të Instituteve Bullgare të Kulturës jashtë vendit u nënshkrua nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme Maria Gabriel dhe ministri i kulturës Krëstjo Krëstev.
“Me marrëveshjen konfirmojmë rolin e Instituteve Bullgare të Kulturës si pjesë përbërëse e institucioneve përmes të cilave realizohet politika e jashtme bullgare. Ky është një mesazh i rëndësishëm për rolin kyç të diplomacisë kulturore në politikën e jashtme”, tha Gabriel.
Marrëveshja parashikon përgatitjen dhe raportimin vjetor të programeve për aktivitetet e Instituteve Bullgare të Kulturës jashtë vendit dhe kalendari i tyre do të lidhet me prioritetet e politikës së jashtme në fushën e kulturës. Gjithashtu do të ndërmerren hapa për përditësimin e marrëveshjeve dypalëshe ndërkombëtare sipas të cilave u krijuan Institutet Bullgare të Kulturës.Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë euro, njoftoi guvernatori rajonal i qytetit, Dragomir Draganov. Projektimi i objektit pritet të..
Ministri në detyrë i energjisë, Vlladimir Malinov, ka konfirmuar për gazetarët se kompania hungareze "MOL" do të marrë pjesë në tenderin për shitjen e "Lukoil Neftohim". Fjalët e tij vijnë si përgjigje ndaj një deklarate të kryeministrit Viktor Orban, të..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton vendimin e DPS-së për ndërprerjen e anëtarësimit në ALDE. Vendimi u mor pas një analize dhe debati..
Hapja e sezonit të skive në Vitosha – mali rrëzë të cilit ndodhet kryeqyteti bullgar Sofje – ishte planifikuar për sot, por qarkullimi në rrugët malore për..
Bullgaria mban zi për humbjen e jetëve njerëzore në rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve të linjave ajrore të Azerbajxhanit në Kazakistan. Këtë e shkroi..
Patriarku Daniill drejtoi shërbimin e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Aleksandër Nevskit të kryeqytetit. Në liturgjinë festive, ai u bëri thirrje..