Marrëveshja strategjike për përmirësimin e aktiviteteve të Instituteve Bullgare të Kulturës jashtë vendit u nënshkrua nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme Maria Gabriel dhe ministri i kulturës Krëstjo Krëstev.
“Me marrëveshjen konfirmojmë rolin e Instituteve Bullgare të Kulturës si pjesë përbërëse e institucioneve përmes të cilave realizohet politika e jashtme bullgare. Ky është një mesazh i rëndësishëm për rolin kyç të diplomacisë kulturore në politikën e jashtme”, tha Gabriel.
Marrëveshja parashikon përgatitjen dhe raportimin vjetor të programeve për aktivitetet e Instituteve Bullgare të Kulturës jashtë vendit dhe kalendari i tyre do të lidhet me prioritetet e politikës së jashtme në fushën e kulturës. Gjithashtu do të ndërmerren hapa për përditësimin e marrëveshjeve dypalëshe ndërkombëtare sipas të cilave u krijuan Institutet Bullgare të Kulturës.Të mërkurën me erë mesatare, në Bullgarinë Lindore me erë të fortë nga veri-verilindja do të depërtojë ajër i ftohtë. Do të jetë me vranësira, pothuajse kudo do të ketë reshje shiu dhe sasitë do të jenë të konsiderueshme vende-vende. Në fushat e..
Nga fillimi i Vitit të Ri, shkencëtarët bullgarë do të punojnë në një projekt në shkallë të gjerë në lidhje me teknologjitë e hidrogjenit dhe hidrogjenit për të ndihmuar në zhvillimin e transportit dhe energjisë më të pastër, tha për BNR Petër..
Një mijë dhurime të tjera gjaku u bënë gjatë vitit të kaluar në Qendrën e Hematologjisë Transfuzive të Akademisë Mjekësore Ushtarake, njoftuan nga institucioni mjekësor. “Më shumë se 7 mijë janë dhuruesit e gjakut - gjysma e tyre janë tradicionalisht..
Hapja e sezonit të skive në Vitosha – mali rrëzë të cilit ndodhet kryeqyteti bullgar Sofje – ishte planifikuar për sot, por qarkullimi në rrugët malore për..
Një miting i madh përkujtimor pranë fshatit Mogiljane, komuna e Kirkovos (Bullgari Jugore), shënoi 40 vjetorin e protestave të turqve bullgarë kundër të..
Gjatë natës reshjet do të dobësohen, ndërsa në Bullgarinë Perëndimore do të ndalen përkohësisht. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare. Temperaturat..