Festivali i Krishtlindjes dhe Vitit të Ri në Ruse zgjat deri më 31 dhjetor dhe përfshin shumë shfaqje me pjesëmarrjen e artistëve të njohur, një program të pasur koncertesh me orkestra dhe ansamble nga qyteti i Danubit dhe nga i gjithë vendi. Aktivitete festive janë planifikuar në shesh, si dhe pranë ndërtesave emblematike të qytetit. Në festimet, të gjithë mund të gjejnë diçka për veten e tyre dhe madje të fitojnë një çmim në konkurset e valles nën tingujt e Valles së Danubit dhe Rëçenicës.
“Të mirëpresim së bashku Vitin e Ri 2024!” është ftesa speciale e bashkisë për banorët dhe mysafirët e qytetit. Natën e 1 janarit do të ketë një koncert të madh në ambient të hapur para ndërtesës së administratës lokale me pjesëmarrjen e aktorit dhe muzikantit të dashur Stefan Vëlldobrev dhe grupit të tij "Të dyshuarit e zakonshëm". Sipas një tradite të vjetër vendase, këtu, në brigjet e Danubit, do të luhet një valle madhështore nën tingujt e veprës legjendare të Diko Ilievit, me të cilën bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën presin fillimin e Vitit të Ri 2024.
Foto: Bashkia Ruse
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Bullgaria po ndryshon vazhdimisht, besojnë krijuesit e iniciativës "Bulgaria Wants You", të cilët prej pesë vitesh organizojnë takime motivuese dhe diskutime me bullgarë jashtë vendit, për t'u dhënë atyre një këndvështrim të ndryshëm për vendin dhe..
Nga data 1 deri më 25 korrik, për herë të katërt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, do të zhvillohet “Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare”. Organizator është Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pranë..
Institucionet shtetërore bullgare kanë marrë një angazhim të qartë për lehtësimin e qasjes në tregun e punës, dhe në territorin e Bullgarisë në përgjithësi, për personat me origjinë bullgare, të cilët ende nuk kanë shtetësi bullgare. Këtë e..
Dega e Universitetit të Ruses "Angell Kënçev" në Razgrad (Bullgaria Verilindore) realizon projekte të përbashkëta shkencore, pjesëmarrje në forume të..