Raketat e para të Bullgarisë për burra dhe gra e mbyllin vitin në pozita prestigjioze në renditjen botërore të tenisit.
Grigor Dimitrov, i cili në ndeshjen e tij të fundit luajti në finalen e turneut të tenisit të serisë “Masters” në Paris, zë vendin e 14-të me 2570 pikë. Renditja e ATP-së kryesohet nga serbi Novak Đoković, i ndjekur nga spanjolli Carlos Alcaraz dhe rusi Daniil Medvedev.
Viktoria Tomova e dërgon vitin sportiv 2023 në vendin e 80-të në renditjen e Shoqatës së Tenisit të Grave (WTA) me 873 pikë. Gjatë vitit bullgarja fitoi titullin e turneut në fusha balte në Valencia me një fond çmimesh prej 100 mijë dollarësh. E para në botë është polakja Iga Swiatek, e dyta - bjellorusja Aryna Sabalenka dhe e treta - amerikanja Coco Gauff.Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..
Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..
Kombëtarja e Bullgarisë në volejboll për meshkuj u kualifikua për në çerekfinalet e Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Filipine, pasi mundi Portugalinë me rezultatin 3:0 (25:19, 25:23, 25:13). Ky është një arritje historike, pasi për herë të..