Raketat e para të Bullgarisë për burra dhe gra e mbyllin vitin në pozita prestigjioze në renditjen botërore të tenisit.
Grigor Dimitrov, i cili në ndeshjen e tij të fundit luajti në finalen e turneut të tenisit të serisë “Masters” në Paris, zë vendin e 14-të me 2570 pikë. Renditja e ATP-së kryesohet nga serbi Novak Đoković, i ndjekur nga spanjolli Carlos Alcaraz dhe rusi Daniil Medvedev.
Viktoria Tomova e dërgon vitin sportiv 2023 në vendin e 80-të në renditjen e Shoqatës së Tenisit të Grave (WTA) me 873 pikë. Gjatë vitit bullgarja fitoi titullin e turneut në fusha balte në Valencia me një fond çmimesh prej 100 mijë dollarësh. E para në botë është polakja Iga Swiatek, e dyta - bjellorusja Aryna Sabalenka dhe e treta - amerikanja Coco Gauff.Qyteti i Tërgovishtes po pret një tjetër edicion të garës së orientimit të Kupës së Pashkëve. Nga data 18 deri më 21 prill, rreth 500 garues nga Bullgaria, Zvicra, Rumania, Moldavia dhe Ukraina do të konkurrojnë në qytet. Garat janë në distanca të..
Nga 15 deri më 17 prill, legjenda e futbollit bullgar dhe botëror Hristo Stoiçkov do të jetë për vizitën e tij të parë zyrtare në Moldavi, njoftoi BTA. Programi i tij përfshin Kishinau, Sinxhera dhe Taraklia me vizita në shkolla dhe fusha futbolli...
Sosllan Farniev nuk do të jetë më trajner i ekipit kombëtar bullgar të mundjes në stilin klasik. Ai e njoftoi vetë këtë pas përfundimit të Kampionatit Evropian të Mundjes në Bratislavë, që u zhvillua nga 7 deri më 13 prill. Pasi në mars të këtij viti..
Bullgaria renditet e 58-ta për sa i përket eksportimit të lojtarëve të saj të futbollit që luajnë në të gjithë botën, sipas një raporti të Observatorit..