Mbi 25 mijë bullgarë votuan në konkursin “Shtëpia malore e vitit – 2023”, i cili përfundoi pak ditë më parë. 70 shtëpi malore dhe strehimore, të vendosura në disa nga cepat më të bukur të maleve bullgare, konkurruan për çmimin prestigjioz. Ideja e organizatorëve të Revistës "360" ishte të popullarizojnë turizmin malor në vendin tonë, i cili përjeton një bum të vërtetë vitet e fundit.
Shtëpitë malore në Bullgari nuk mund të vihen nën një emërues të përbashkët, pasi ato janë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra - jo vetëm në aspektin e vendndodhjes dhe aksesit, por edhe në aspektin e rekreacionit dhe shërbimit, thotë Polina Dimitrova - një ish menaxhuese e shtëpisë malore dhe pjesë e ekipit të iniciativës. Prandaj u mbajt konkursi “Shtëpia malore e vitit – 2023”në 8 kategori.
“Fitues në kategorinë për një shtëpi malore pa akses me makinë dhe teleferik është “Mazallat”, e cila është mjaft e njohur mes alpinistëve dhe turistëve. Ajo ndodhet në malin Stara Pllanina dhe ofron kushte shumë të mira akomodimi. Një kategori shumë e veçantë ishte "Rinisja më e mirë e shtëpisë malore", e cila shpërblehet për restaurimin e një shtëpize të braktisur. Çmimi shkoi për shtëpizën “Bellmeken” në Rilla. Pronari i saj i ri po bën përpjekje serioze për ta rinovuar dhe për të mirëpritur turistët edhe gjatë muajve të dimrit. Në kategorinë për praktikat më të qëndrueshme ekologjike, u nominuan shtëpizat që bëjnë përpjekje serioze për mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e burimeve natyrore. Në shumë vende, për shkak të mungesës së energjisë elektrike, për ngrohje gjatë dimrit përdoren drutë e zjarrit. Në këtë kategori u shpërblye shtëpia malore “Ambarica” në malin Stara Pllanina”, tha Polina Dimitrova.
Çmimi për shtëpinë më të mirë malore të aksesueshme me makinë ose teleferik shkoi për "Partizanska pesen", e cila gjithashtu ngrihet në malin Stara Pllanina, dhe "Bellasica" u dallua si më e pastra në malin me të njëjtin emër. Dhe për shkak se çdo turist, pas një ecjeje të gjatë në ajër të pastër, ëndërron të arrijë në një vend ku mund të mbajë veten me diçka të ngrohtë dhe të shijshme, ja dhe shtëpia malore me kuzhinën më të mirë:
"Kishte shumë nominime interesante - thotë Polina Dimitrova. - Por vendin e parë e fitoi shtëpinë "Momçill Junak" në malin Rodopa. Ajo që është e pazakontë këtu është se menaxhues janë një familje e re, dhe burri është me origjinë argjentinase. Ata ofrojnë një kuzhinë interesante dhe të ndryshme që mbulon jo vetëm gatimet tradicionale bullgare, por edhe disa gjella më ekzotike. Por specialiteti është patatniku i Rodopeve, i cili vlerësohet shumë nga turistët.”
Gjithnjë e më shumë të rinj po bëjnë udhëtime në male dhe rizbulojnë natyrën e bukur bullgare, beson Polina Dimitrova.
“U rilind si një lëvizje pas viteve të vështira të pandemisë Covid. Ndoshta atëherë njerëzit e kuptuan se duhej të kalonin më shumë kohë në natyrë për të qenë më të shëndetshëm. Ndërsa isha menaxhuese e një shtëpie malore, takova shumë të rinj nga Bullgaria dhe nga jashtë. Të huajt tregojnë interes të madh për malet tona. Ata mbërrijnë shumë mirë të informuar, por gjithashtu mbështeten në menaxhuesin për t'i udhëhequr dhe për t'u treguar shtigjet më të mira dhe më të sigurta."
Në konkursin “Shtëpia malore e vitit – 2023” u shpërblyen edhe dy strehimore - "Spano Pole" në Pirin, duke ofruar kasolle komode dhe streha komode "Velijca" pranë majës me të njëjtin emër në Rodopet.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook /Shtëpia malore Mazallat, ambaritsa.hiji.eu, Facebook / Shtëpia malore „Momçill Junak“, gowhere.bg
Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..
E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..
Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..