Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kësmetet e byrekut – nga burbuqet e thanës e deri më sot

Foto: Ivelina Cholakova

Një byrek fati është gjithmonë i pranishëm në tryezën bullgare në fillim të Vitit të Ri. Pjata tradicionale për vendin tonë përbëhet nga shtresa brumi me mbushje djathë, vezë dhe gjalpë. Mund të jetë edhe me lloje të ndryshme mishi, presh, spinaq apo të tjera. Natën e festës byreku copëtohet dhe çdo anëtari të familjes i jepet një copë, së bashku me urime të shkruara për kësmet.

Një herë e një kohë, bullgarja i emëronte degëza të thyera të thanës me numër të ndryshëm sythash, të cilat i fshihte me dashuri mes petullave të mbështjellë me kujdes, për shëndet, mirëqenie, sukses dhe pjellori. Me kalimin e kohës, tradita ndryshon: urimet fatlume ndryshojnë për nga pamja dhe materiale të punuara - sot më së shpeshti vihen sipër byrekut.


Më e dëshiruara - fëmija, dashuria, shtëpia e re, shëndeti, paratë, lumturia etj. uron edhe Diana Mihova. Megjithatë, ajo ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të vërë kësmetet e saj për një byrek. Si të gjitha gjërat e mira, ato lindin spontanisht:

"Ideja erdhi nga tezja ime, e cila është një valltare popullore dhe donte t'u bënte disa dhurata më argëtuese miqve të saj. Ajo kërkoi nga unë t'i vizatoja ato, por më në veçanti jam një piktore dhe stiliste. Prandaj së pari vendosa t'i stilizoja ato në një formë të thjeshtë, i ngjyrosa me programin përkatës dhe në fund i bëra si skedar me kthesa vektoriale."

Kësmetet e Diana Mihovës tërhiqen jo vetëm me formën jo standarde të  siluetave, por edhe me vajzat dhe djemtë e paraqitur mbi to me kostume popullore nga rajone të ndryshme folklorike të Bullgarisë. Kjo zgjedhje nuk është e rastësishme:

"Doli që shumë njerëz në fakt nuk e kanë idenë për origjinalitetin e kostumeve në raport me rajonet. Dhe unë vetë jam dëshmi për këtë, sepse nuk kisha ndonjë interes të madh derisa fillova t'i bëj ato - pranon Diana Mihova në një intervistë për Radio Bullgarinë. – Doja të përcillja sa më shumë autenticitetin e tyre. Shikova nga modele origjinale, disa mbi 100 vjeç. U konsultova edhe me njerëz që dinë për këtë temë. Falë këtyre kësmeteve, unë vetë mësova më shumë për kostumet në Bullgari, për çka jam shumë i lumtur.”

Pjesa më e vështirë në punim rezultoi të jenë të pasmet e figurave.

Ne donim që të gjithë të mund të shihnin se si duket kostumi nga përpara dhe mbrapa, si duket vetë veshja. Nuk ka shumë fotografi në internet dhe në libra, madje shfrytëzova imagjinatën time vende-vende, duke parë një foto ose një model nga ana për t'u përpjekur ta imagjinoj atë nga mbrapa, sidomos për kostumet e meshkujve. Madje për një nga kostumet e meshkujve telefonova në një muze për të kërkuar më shumë informacion, sepse këtu bëhet fjalë për besueshmëri, jo vetëm për fotot e kostumeve” - thotë Diana.

Rezultati është vërtet mbresëlënës. Detajet janë të rikrijuara jashtëzakonisht saktë, në mënyrë që të gjithë të prekin elegancën e punimit dhe mjeshtërisë së gruas bullgare. Në fakt, 12 vajzat u krijuan të parat, por Diana Mihova vendosi që ato do të ishin të vetmuara në byrek, prandaj krijoi edhe ekuivalentet mashkullore të kostumeve të femrave. I autorit është edhe fonti me të cilin janë shkruar emrat e veshjeve popullore dhe urimet.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Ivelina Cholakova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ribarica pret një festival folklorik

Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..

botuar më 24-07-21 8.50.PD
Dimka Vlladimirova

Këngëtarja e muzikës popullore Dimka Vlladimirova u largua nga ne

Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...

botuar më 24-07-12 3.36.MD

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" po viziton Burgasin

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..

botuar më 24-07-03 6.10.PD