Në fjalimin e tij të Vitit të Ri drejtuar popullit bullgar, Presidenti Rumen Radev uroi që Viti i Ri të jetë i qetë dhe më i begatë se ai i kaluari, i cili, sipas tij, ishte i ndarë mes kreativitetit dhe shqetësimit se shigjetat e historisë po kthehen mbrapa. “Një vit i intensifikimit të konflikteve ushtarake, zhvlerësimit të jetës njerëzore, i krizave dhe pasigurisë ekonomike që preku çdo shtëpi bullgare, i një kolapsi të paprecedentë të besimit ndaj shtetit”, shtoi kreu i shtetit.
“Zhvillimi i Bullgarisë është i pamundur në një atmosferë përçarjeje dhe lufte me simbolet kombëtare dhe kujtesën historike”, deklaroi Rumen Radev. Ai vuri në dukje se ne kemi nevojë për unitet dhe udhëheqje "e cila ta forcojë shtetin, sovranitetin dhe ligjshmërinë, ta ruajë paqen dhe ta garantojë sigurinë e çdo qytetari bullgar, ta ngritë arsimin, shkencën dhe kulturën në një prioritet të vërtetë, duke menduar për të nesërmen, për të ardhmen tonë evropiane, për modernizimin dhe rritjen e përshpejtuar të ekonomisë dhe të të ardhurave”.
Presidenti theksoi se bullgarët në mbarë botën janë të lidhur me “fijen e padukshme të shpirtit bullgar, festat dhe traditat tona kombëtare, flamurin kombëtar, simbol i unitetit dhe sovranitetit tonë, dhe me shpresën për një Bullgari të begatë dhe të denjë”.
Në përfundim, kreu i shtetit uroi që edhe nën shkëlqimin e fishekzjarrëve festivë, të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që fëmijët tanë të gjejnë lumturinë në atdheun, i cili t'u garantojë të drejtat dhe t'u hapë mundësi të zhvillojnë talentin e tyre.Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen..
Gjimnazi Aprillovska në qytetin e bukur malor Gabrovo shënon 190 vjetorin e themelimit të tij në vitin 2025. Duke iu bazuar traditave të Shkollës së..