Bullgaria nuk pranon kushte shtesë në lidhje me refugjatët nga Siria dhe Afganistani. Kështu deklaroi ministri i brendshëm Kalin Stojanov para BNR-së për kthimin e emigrantëve në vendin tonë sipas rregulloreve evropiane dhe në lidhje me hyrjen tonë në zonën Shengen nga ajri dhe deti.
“Angazhimi i vendit tonë ka të bëjë me detyrimet sipas Rregullores së Dublinit – përgjegjësitë e shtetit me hyrjen e parë në Bashkimin Evropian”, saktësoi ministri. Sipas tij, Bullgaria nuk pranon dhe nuk mund të pranojë njerëz, për të cilët nuk është përgjegjës, shtoi ai.
Sipas Kalin Stojanov, Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë një punë pozitive në lidhje me migrimin ilegal dhe situata në kufirin bullgaro-turk ka qenë jashtëzakonisht e qetë gjatë muajve të fundit. Ai pret që vendi ynë deri në fund të vitit të marrë një datë për përfundimin e kontrollit tokësor brenda BE-së.Të enjten , më 9 tetor, mbi gjysmën lindore të vendit, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme. Në orët e mëngjesit, në shumë vende do të ketë ende reshje shiu, të cilat do të dobësohen dhe do të ndalen gjatë ditës. Në gjysmën perëndimore,..
“Sot kemi një lajm dhe ai është se Lukoil më në fund ka gjetur një blerës për rafinerinë e Burgasit. Këtë nuk e kuptojmë përmes një letre zyrtare nga Lukoil, por përmes një ndryshimi të jashtëzakonshëm të futur në një projektligj.” Kjo u tha gazetarëve..
Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave miratoi fonde për të mbështetur viktimat e përmbytjeve, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov në një konferencë për shtyp. "3000 leva /rreth 1500 euro/ do të jepen si..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..