Në këtë ditë të vitit 2011 u largua nga kjo botë emblema e këngës popullore të krahinës trake, Nadka Karaxhova. Në moshën 73-vjeçare, ajo la pas qindra këngë të regjistruara për Radion Kombëtare Bullgare, Televizionin Kombëtar Bullgar dhe ish-kompaninë muzikore shtetërore "Balkanton".
"Mjeshtëri e klasës më të lartë - vetëm kështu mund të flitet për performancat e saj, shumica e të cilave janë bërë një shembull i arritjeve kryesore të artit të këngës popullore bullgare" - kështu e përshkruajnë specialistët fenomenin e Nadka Karaxhova. Adhuruesit e këtij zëri janë në të gjithë botën. Ajo njihet si për interpretimet e saj solo, ashtu edhe si pjesë e ansamblit legjendar “Filip Kutev”, kuartetit “Sllavej” (“Bilbili”), dhe e ansambleve të tjera muzikore. Dhe këngët e saj prej kohësh i kanë kaluar kufijtë e atdheut, duke u bërë pjesë e trashëgimisë muzikore botërore.
Le ta kujtojmë Nadka Karaxhovën me nderim dhe respekt në një botim të Radio Bullgarisë nga viti 2011 - "Ndarje me Nadka Karaxhovën", si dhe në materialet që lidhen me emrin e saj nga arkivi i Radio Bullgarisë.
Nderim në kujtim të këngëtares së madhe Nadka Karaxhova!
Përpiloi: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Shkolla Kombëtare e Muzikës "Ljubomir Pipkov" në Sofje shënon 120 vjet nga themelimi me një koncert dhe ekspozitë. Jo rastësisht për koncertin u zgjodh data 24 maj - Dita e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, e Alfabetit, Arsimit dhe..
Më 21 maj Kisha Ortodokse përkulet para shenjtorëve Konstantin dhe Elena, të cilët festohen si të barabartë me apostujt, sepse, ashtu si apostujt, ata bënë përpjekje për të përhapur mësimet e Krishtit. Shën Kostantini ishte perandor i Bizantit në..
Një ekspozitë kushtuar 200 vjetorit të botimit të "Abetares së Peshkut" të shkencëtarit të madh, iluminist dhe donator Petër Beron, hapet në kopshtin përballë Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov” në kryeqytet. “Peter Beron ishte një nga bullgarët më të..