Nuk ka klauzola të fshehura për Shengenin. Dokumentet janë publike. Ka shumë dezinformata dhe shpërdorim me frikën e bullgarëve, tha për BNR Lena Borisllavova nga "Po e vazhdojmë ndryshimin". Ajo vuri në dukje se hyrja e Bullgarisë në Shengen është një sukses kategorik. “Në kushtet në të cilat kufijtë po rriten në të gjithë Evropën dhe po forcohet kontrolli ndërmjet vendeve, Bullgaria arriti ta kthejë këtë trend dhe për ne kufijtë po hiqen”, tha Borisllavova. Përveç kësaj, janë siguruar forca shtesë të Frontex-it i dhe fonde shtesë nga Komisioni Evropian për më shumë pajisje për mbrojtjen e kufijve bullgarë, shtoi Borisllavova.
"Po e vazhdojmë ndryshimin" doli me një qëndrim zyrtar se është një lajm i rremë se Bullgaria ka rënë dakord të pranojë 6000 sirianë dhe afganë për ta pranuar atë në Shengen. Vendi do të vazhdojë të zbatojë "Rregulloren e Dublinit" të nënshkruar 10 vjet më parë, bëri të ditur partia.Të ardhurat e nevojshme mujore për të mbajtur një person të punësuar, që jeton vetëm, në shtator 2025 ishin 1547 leva (748 euro). Për një familje me tre anëtarë dhe një fëmijë deri në 14 vjeç nevojiten 2785 leva (1346 euro). Këto të dhëna i bëri të..
Prof. Vili Lilkov dhe avokati Petër Sllavov paralajmëruan Këshillin për Mediat Elektronike për transmetimin e paligjshëm të filmit me seri të vitit 1969 “Në çdo kilometër”, raporton faqja e Shoqatës së Gazetarëve Bullgarë (sbj-bg.eu). Në një letër..
Përpjekja e palëkundur e Republikës së Kosovës për formimin e institucioneve të qëndrueshme dhe për thellimin e bashkëpunimit rajonal është në interes si të vendeve të Evropës Juglindore, ashtu edhe të Bashkimit Evropian, dhe meriton vlerësim e..
Në arkivat e Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave të Bullgarisë nuk janë gjetur dokumente që të miratojnë ndërtimet në vendpushimin “Elenite”. Këtë e bëri..
Më shumë se 80% e bullgarëve do të fillojnë të përdorin inteligjencën artificiale gjatë tri viteve të ardhshme, nga të gjitha grupmoshat e shoqërisë...
Dyzet e nëntë për qind e inxhinierëve dhe shkencëtarëve të punësuar në vendin tonë janë gra, u bë e qartë në tryezën e rrumbullakët "Gratë në Inovacion"..