Këtë dimër filloi me mot jashtëzakonisht të ngrohtë, por ndërsa ende nuk ka dëborë në rrafshinat e ulëta, në shpatet më të larta të maleve situata është krejt e ndryshme. Në saj të kësaj në disa pushimore sezoni i skive u hap zyrtarisht ditë më parë.
Shumë njerëz zgjedhin malin Vitosha, afër Sofjes, si një vend për të kaluar ditët e tyre të pushimit dhe për t'u kënaqur me hobin e tyre të preferuar.
Mijëra bullgarë dhe të huaj e mirëpritën Vitin e Ri në Bansko. Qyteti i zhytur në mesë të shpateve të malit Pirin është një destinacion i preferuar për shumë turistë nga vendet fqinje – Greqia, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Rumania.
Këtë sezon dimëror pushimorja Borovec në Rilla është i stërmbushur nga turistë. Moti i mirë lejon skijimin si dhe shëtitjet në mal.
Vendpushimi Pamporovo në Rodopet, i cili këtë muaj për herë të parë në historinë e tij do të presë Kupën e Botës në Snowboard, tashmë ka mirëpritur turistët e parë - adhurues të turizmit dhe të skive. Nga të gjithë mysafirët më të vegjlit janë më të pasionuarit.
Ndonëse nuk mund të krahasohet me vendpushimet më të mëdha dimërore në vendin tonë, rajoni i skive Kartalla, i vendosur vetëm 25 km larg qytetit Bllagoevgrad në malin Rilla, ka një teleferik dhe gjithashtu tërheq entuziastë të shumtë të sporteve dimërore.
Përpilues: Ivan Petrov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, BGNES, pamporovo.me
Manastiri i Baçkovos është një nga qendrat më të rëndësishme shpirtërore në Bullgari. I themeluar në vitin 1083 nga Grigorie Bakuriani, një gjeneral bizantin me origjinë gjeorgjiane, ky manastir ruan traditën ortodokse bullgare të gërshetuar me..
Moti i thatë dhe i nxehtë nuk është në favor të fermerëve, por po ndihmon punëtorët që nxjerrin kripë në brigjet e Detit të Zi. Nxjerrja e kripës është një nga aktivitetet më të vjetra të njerëzve në qytetin detar Pomorie (Bullgaria Juglindore) -..
Rilla është ndër malet më tërheqëse në Bullgari, si për bashkatdhetarët, ashtu edhe për mysafirët nga jashtë. Në këtë mal ngrihet maja më e lartë jo vetëm në Bullgari, por edhe në Gadishullin Ballkanik - Musalla (2925 m), emri..