2/3 e pasagjerëve në Aeroportin e Sofjes do të kalojnë më shpejt nëpër terminale pas hyrjes së Bullgarisë në Shengenin ajror nga 31 marsi, sepse nuk do të ketë kontroll pasaportash, tha për portalin "Sega", Jesus Caballero, drejtor ekzekutiv i kompanisë operatore të aeroportit. Hapja e korridoreve për kalim të lirë do të bëhet brenda natës. Ndarja e fluturimeve në terminalet 1 dhe 2 do të jetë e ndryshme nga ajo aktuale dhe do të zhvillohet një fushatë informuese së bashku me kompanitë ajrore që të mos ketë pasagjerë që shkojnë në terminalin e gabuar.
Gatishmëri për Shengenin ka shpallur edhe Aeroporti i Burgasit. "Akoma gjatë projektimit të Terminalit 2, supozohej se ai do të plotësonte kushtet për t'u shërbyer pasagjerëve nga Shengeni," tha për BTA drejtori ekzekutiv i Aeroportit të Burgasit Georgi Çipillski.
70% e pasagjerëve në aeroportet në Sofje dhe Burgas janë nga vendet e Shengenit.Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..