Projekti "Artistët këngëtarë", në të cilin figura të njohura të botës artistike në Bullgari interpretojnë këngë të krijuara enkas për ta, po zgjerohet me një tjetër titull. Kënga e 34-të nga projekti është "Ku iku dashuria" dhe prezantohet nga dy gra emblematike të skenës bullgare - muzikore dhe teatrale.
Për interpretimin e këngës “Ku iku dashuria” për herë të parë pranë këngëtares Margarita Hranova është aktorja Stefania Koleva. Teksti është nga Xhina Dundova – Pançeva, muzikën e ka kompozuar Ivan Krëstev, aranzhimin e ka bërë Georgi Cvetkov. Në videon e këngës, shohim një aktor tjetër në rolin kryesor - Vlladimir Ljuckanov.
Le të zhytemi në botën poetike që Margarita Hranova dhe Stefania Koleva rikrijojnë me shumë butësi dhe me pyetjen: "Ku iku dashuria?"...Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”