Projekti "Artistët këngëtarë", në të cilin figura të njohura të botës artistike në Bullgari interpretojnë këngë të krijuara enkas për ta, po zgjerohet me një tjetër titull. Kënga e 34-të nga projekti është "Ku iku dashuria" dhe prezantohet nga dy gra emblematike të skenës bullgare - muzikore dhe teatrale.
Për interpretimin e këngës “Ku iku dashuria” për herë të parë pranë këngëtares Margarita Hranova është aktorja Stefania Koleva. Teksti është nga Xhina Dundova – Pançeva, muzikën e ka kompozuar Ivan Krëstev, aranzhimin e ka bërë Georgi Cvetkov. Në videon e këngës, shohim një aktor tjetër në rolin kryesor - Vlladimir Ljuckanov.
Le të zhytemi në botën poetike që Margarita Hranova dhe Stefania Koleva rikrijojnë me shumë butësi dhe me pyetjen: "Ku iku dashuria?"...Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: BTA, arkiv, Facebook/ Yanka Rupkina (Zyrtare), arkiv personal
Popullarizimi dhe interpretimi i muzikës popullore bullgare prej kohësh është misioni i këngëtares, dirigjente dhe pedagoge, Neli Andreeva . Ajo është e njohur edhe për pjesëmarrjen e saj në formacione të ndryshme, përfshirë edhe Korin “Nusha” ,..
Një udhëtim muzikor emocionues, i lindur në fundin e botës – në Antarktidë – do të prezantohet më 28 nëntor, në orën 19:00, në Kanada, në adresën: 769 Niagara Stone Rd, Niagara-on-the-Lake, ON L0S 1J0. Virtuozi bullgar me famë botërore i kavallit,..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”