Në seancën e parë të Kuvendit për vitin 2024, forcat politike lexuan deklarata me vlerësime dhe pritshmëri për sezonin politik.
GERB-SDS theksoi se ndryshimet e ardhshme në vend varen nga rotacioni i suksesshëm i kryeministrave në kabinetin e mbështetur nga shumica qeverisëse.
“Po e vazhdojmë ndryshimin” /PP/ deklaroi se reformat, ndonëse ngadalë, po zhvillohen. Buxheti do të ketë një deficit nën 3%, që do të lejojë hyrjen në Eurozonë në vitin 2025.
“Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë” /DPS/ konfirmoi se do të vazhdojë të punojë për të rritur të ardhurat, parashikueshmërinë për biznesin, për të konfirmuar euroatlantizmin dhe anëtarësimin e plotë në Shengen dhe në Eurozonë.
Nga opozita, partia “Vëzrazhdane” e fokusoi deklaratën kundër “përdhosjes” së monumenteve historike në vend.
Partia Socialiste Bullgare /BSP/ beson se për shkak të pushtetarëve Bullgaria është vetëm 3% në Shengen nga ajri dhe deti dhe 97% nga toka, jashtë hapësirës së përbashkët. Partia kritikoi çmontimin e monumenteve sovjetike dhe mbështetjen për Ukrainën.
“Ka një popull të tillë” /ITN/ akuzoi pushtetarët se po ndjekin një politikë pro-inflacioniste, se buxheti për vitin 2023 përfundoi me deficit dhe se vendi nuk ka një datë për t'u anëtarësuar në Shengen.Nuk është koha për zgjedhje, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum të partisë GERB. Ai u shpreh kundër zgjedhjeve gjatë futjes së euros në vend në vitin 2026. “Ne kemi nevojë për një shumicë të qëndrueshme parlamentare me një angazhim..
Zgjedhjet parlamentare në Republikën e Moldavisë të mbajtura më 28 shtator 2025 shënuan një fitore vendimtare për partinë në pushtet – Partia e Veprimit dhe Solidaritetit (PAS). Rezultati u interpretua nga shumëkush si një konfirmim i kursit pro-evropian..
Sanksionet amerikane ndaj kompanisë serbe të naftës hyjnë në fuqi Që nga 9 tetori, kanë hyrë në fuqi sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj kompanisë serbe të naftës NIS – "Industria e Naftës së Serbisë", raportoi Radio Televizioni i..
Këshilli për bashkëqeverisje shqyrtoi në mbledhjen e sotme projektbuxhetin për vitin e ardhshëm dhe propozimin për rotacionin e kryetarit të Kuvendit..
Paraqita një kërkesë me të cilën tërhiqem nga detyra e kryetares së Kuvendit Popullor, njoftoi kryetarja e parlamentit, Natalija Kisellova, pasi hapi..
Forcat qeverisëse nga GERB–SDS, BSP–Е majta e bashkuar dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) nënshkruan një aneks ndaj marrëveshjes së tyre të..