Dashamirët e sporteve dimërore nga sot do të mund të bëjnë ski natën në kompleksin turistik “Borovec” në malin Rilla. Në dispozicion të tyre do të jenë dhjetë pista të ndriçuara sipas niveleve të ndryshme të vështirësisë – jeshile, e kuqe, e zezë, një zonë për rrëshqitje me sajë me një gjatësi totale mbi 6 km, teleferiqe. Ambientet do të jenë të disponueshme të enjten, të premten dhe të shtunën nga ora 18.30 deri në orën 22.00 deri në mes të shkurtit.
Për momentin në resort ka turistë nga vendet e Ballkanit, Serbia, Maqedonia e Veriut, Rumania, si dhe nga Britania e Madhe, njoftoi menaxherja e marketingut Maria Shejnova.Në Rodopet Lindore, në vendin ku patrikët romakë pinin verë nën kolona mermeri, sot turistët veshin toga autentike dhe mahniten nga mozaikët origjinalë të shekujve II-III. Vila “Armira” – e vetmja rezidencë aristokratike romake e ruajtur në Ballkan me..
I vetmi në Ballkan, por edhe unik për të gjithë Evropën – ky është Muzeu nëntokësor i minierës në Pernik, që ndodhet vetëm rreth 30 kilometra nga Sofja. Ai është ndërtuar në një minierë funksionale, dikur e njohur si "Minierat e Vjetra". Hapja e saj..
Hisarja është qyteti i parë bullgar që u bë pjesë e Shoqatës Evropiane të Qyteteve Historike Termale, raportoi BTA. Kryetarja e bashkisë, Iva Vëllçeva, e shpalli këtë lajm gjatë Kongresit të 12-të vjetor të Bashkimit Bullgar për Balneologji dhe..