Më shumë se gjysma e studentëve në shkallë kombëtare janë duke studiuar në fusha profesionale si "Ekonomi", "Pedagogji", "Mjekësi", "Administrim dhe menaxhim", "Pedagogji e trajnimit në ...", "Komunikim dhe teknologji kompjuterike" , "Informatikë dhe Shkenca Kompjuterike" dhe "Drejtësi". Të dhënat janë nga Harta Kombëtare e Arsimit të Lartë, e cila përgatitet nga Këshil i Ministrave me qëllim që të shërbejë në përcaktimin e politikës shtetërore në fushën e arsimit të lartë dhe të pranimeve në fusha dhe degë të caktuara.
Numri i studentëve në vendin tonë aktualisht është afër 180 mijë. Më shumë se 116,000 studentë studiojnë për "Baçelor", 58,000 për "Master" dhe pak më shumë se 5,000 studentë për "Baçelor Profesional". 92% e tyre janë shtetas bullgarë.
Janë rreth 15,000 studentë të huaj, ku më shumë se gjysma (58.4%) e tyre studiojnë në dy fusha profesionale - "Mjekësi" dhe "Stomatologji".
Përqendrimi i institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë është kryesisht në rajonin Jugperëndimor, ku ndodhet edhe kryeqyteti Sofja - 27. Në polin tjetër është rajoni veriperëndimor i vendit tonë, ku janë të vendosura vetëm dy institucione të arsimit të lartë, ndërsa katër të tjerat operojnë përmes filialeve, kuptojmë nga Harta Kombëtare e Arsimit të Lartë.
Foto: BGNES
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..