Fotot unike të burrave të maskuar të quajtur kukerë po përhapen në internet, duke treguar një pjesë të vogël të pamjeve të kapura nga një ekip i National Geographic në Bullgari. Operatorët nga kanali i famshëm televiziv shkencor po përgatisin një film për serialin "Evropa nga lart", i cili tregon për traditat në qytetin turistik të Banskos. Më 1 janar, gjatë vetë festivalit të kukerëve, u zhvillua pjesa e parë e xhirimeve, mësojmë nga botimi online Pirinsko.com.
Në mëngjesin e hershëm të 6 janarit, në ditën e Shën Joanit, kukerë nga të gjitha lagjet e qytetit të Banskos hipën në teleferik dhe pushtuan Pirinin, njofton faqja, e cila publikon fotot e shpërndara në rrjetet sociale. Pamjet janë vepër e fotografëve Aleksandër Cigurijn dhe Boris Kolçagov. “Qytetarët e Banskos pushtuan malin dhe u duk sikur universi u shpalos për të treguar bukurinë e natyrës, traditave dhe njerëzve”, thuhet gjithashtu në publikimin online.
Bullgaria vitin e kaluar hyri në sezonin e katërt të emisionit “Evropa nga lart”, i cili prezanton pamje spektakolare ajrore të kontinentit të vjetër. Më pas, shikuesit e një prej kanaleve televizive shkencore më të ndjekura në botë panë pamje fantastike nga Perperikoni i lashtë, spektaklin emblematik "Tingulli dhe drita" në Veliko Tërnovo, vallëzimin mistik Paneuritmia e Shtatë Liqeneve të Rilës dhe fotografi të tjera mahnitëse të Bullgarisë të kapura nga ajri.
National Geographic ka prezantuar edhe në herë të tjera traditën bullgare të kukerëve. Ju kujtojmë se në janar 2021 fotot e kukerëve të mrekullueshëm të fotografit bullgar Ivo Dançev u shfaqën në faqet e botimit në artikullin "Mes dy botëve", kushtuar riteve të maskave në vendin tonë. Vitin e kaluar Ivo u fokusua tek lidhja e kukerëve me blegtorinë, e cila është shumë e vjetër dhe e fortë! Dhe së fundmi ai prezantoi projektin e tij të fundit të kukerëve.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..
Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..